LAJMI I FUNDIT:

Java nis me fluks në Morin, lëvizje të shtuara të qytetarëve e mjeteve në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Kosovë

Java nis me fluks në Morin, lëvizje të shtuara të qytetarëve e mjeteve në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Kosovë

Ditët e fundit të këtij viti shoqërohen me lëvizje të qytetarëve e mjeteve në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Kosovë.

Një pjesë e qytetarëve të Kosovës, siç është një çift nga Prishtina, kanë zgjedhur Tiranën për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.

“Po shkojmë për tri ditë pushime në Tiranë, për të ndryshuar pak vendin,” thotë turisti.


Në Prishtinë e kanë kaluar Vitin e Ri për vite të tëra e këtë herë duan të provojnë atë çfarë ofron Tirana.

Shumë prej qytetarëve lëvizin edhe për punët e përditshme.

Njëri prej tyre është nisur nga Tirana për blerjet e fundvitit në Prizren.

“Po shkoj nga Tirana të bëj pazar në Prizren. Ka gjëra më të lira, më bio, më të mira,” thotë qytetari.

Nuk lënë pa përcjellë edhe urimet për Vitin e Ri.

Në këtë fillim-javë në pikën e përbashkët kufitare të Morinit, fluksi ka ardhur në rritje, kjo edhe për shkak të mbërritjes të emigrantëve kosovare që jetojnë e punojnë nga shtetet e Perëndimit.

Këto ditë policitë kufitare kanë punuar me procedurën e thjeshtëzuar të kalimit të kufirit pa kontrolle për mjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës.

Fundjava është mbyllur me rreth 31 mijë qytetarë dhe 17 mijë automjete që kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit./rtsh

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori