Rasim Demiri nga koalicioni “Vakat” ka njoftuar se përfaqësuesit e disa fshatrave të Luginës së Lumbardhit (Zhupës) kanë takuar drejtorin e distriktit të KEDS-it në Prizren, Senad Domuzeti për të shqyrtuar sfidat sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Demiri ka bërë të ditur se me nismën e Eldis Abazit, përfaqësues nga fshatrat Reçanë, Nebregoshtë, Planjanë, Manastiricë dhe Mushnikovë, kanë zhvilluar takimin me drejtuesit e KEDS-it në Prizren, ku temat kryesore kanë qenë prishjet e shpeshta, reduktimet si dhe planet për rrjetin e largpërçuesit të ri, raporton Telegrafi.
Sipas tij, drejtori Domuzeti ka bërë të ditur se projekti për Zhupën parashihet që të realizohet gjatë vitit 2025, me një investim të përgjithshëm prej 900 mijë eurosh, dhe se rikonstruksioni i rrjetit elektrik parasheh rritjen e kapacitetit nga 10 KV aktuale në 20 KV. Po ashtu ka theksuar se në të gjitha fshatrat e Zhupës është planifikuar instalimi i kabllove nëntokësore, të cilat do të lidhin nënstacionet e reja me largpërçuesit.
Kryetari i fshatit Planjanë, Safet Saliji, ka theksuar problemin e linjës së tensionit të lartë për këtë vendbanim dhe ka marrë sqarime se ky lokalitet do të përfshihet në projekt në vitin 2025. Gjithashtu, në projekt do të përfshihen edhe fshatrat, Llokvicë dhe Drajçiç, me një trase të re të linjës së tensionit të lartë.
Përfaqësuesi i fshatit Nebregoshtë, Nexhi Murati, ka paraqitur nevojën për një rikonstruksion të plotë të rrjetit në njërën prej lagjeve të fshatit, si dhe problemin që kabllot janë të vendosura në një lartësi të pamjaftueshme, e që sipas tij pengon edhe kalimin e automjeteve të mëdha.
Përveç Zhupës, sipas njoftimit të Demirit në takim është diskutuar edhe për Podgurin, ku do të bëhet çmos që në vitin 2025 të ketë investime edhe në rrjetin për fshatrat Gërnqarë, Skorobishtë dhe Novosellë, raporton Telegrafi.
Ai ka konstatuar se ky takim ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemeve dhe përmirësimit të infrastrukturës elektro-energjetike në Zhupë dhe Podgur, gjë që sipas tij do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët e kësaj ane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze