Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë mbajtën seancë të përbashkët në Prishtinë, u zotuan për angazhime të reja për bashkëpunim dhe integrim evropian.
Të premten, Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë zhvilluan një seancë historike të përbashkët parlamentare në Prishtinë, ku përmes një deklarate përfundimtare u zotuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe ndihmë reciproke në arenën ndërkombëtare.
Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Konjufca: Bashkim përballë sfidave politike dhe gjeopolitike
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e hapi seancën duke theksuar rëndësinë e unitetit përballë sfidave rajonale dhe ndërkombëtare.
Ai kritikoi ashpër sulmet ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi si “akte terroriste të mbështetura nga Serbia,” dhe nënvizoi nevojën për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë si bazë për paqe dhe stabilitet.
“Njohja reciproke është e domosdoshme për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme në rajon,” deklaroi Konjufca, duke shtuar se Kosova është një “kampione e demokracisë në Ballkan.”
Spiropali: Integrimi në BE, prioritet kombëtar
Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, theksoi mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për integrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kritikoi pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“Nxisim këto vende që ta pranojnë Kosovën sa më parë. Integrimi i Shqipërisë dhe Kosovës në BE është thelbi i të ardhmes sonë,” u shpreh Spiropali, duke theksuar se shqiptarët janë të vendosur për të ndërtuar një shoqëri europiane dhe euroatlantike.
Rama: Koha për qasje të re në dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sugjeroi që Kosova të “ngrijë dialogun bilateral me Serbinë” dhe të fokusohet te dialogu me BE-në për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas tij, ky hap do të ndihmonte për përshpejtimin e procesit të integrimit në NATO dhe BE.
“Fati kombëtar është në duart tona. Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë ngushtë për t’i dhënë rajonit një model të suksesit,” deklaroi Rama.
Kurti: Bashkëpunimi forcon identitetin kombëtar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi seancën si një simbol të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe përkushtimit ndaj interesave të shqiptarëve në rajon.
Ai dënoi sulmet nga Serbia si akte destabilizuese dhe shprehu besimin se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleat i fuqishëm i Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Ne na gëzon fakti që Shqipëria është vend i NATO-s dhe kandidate e BE. Kosova ka dorëzuar aplikimin për në NATO. Shqipërinë e kemi në krahun tonë për të tejkaluar pengesat politike për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Tejkalojmë kriterin prej 2% të produktit bruto vendor që kur është përcaktuar si kriter në samitin e Uellsit”, tha ai.
Osmani: Një Shqipëri e fortë, do të thotë një Kosovë më e fortë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj u shpreh se takimi jo vetëm që pasqyron jo vetëm trashëgiminë tonë të përbashkët, por vendosmërinë e palëkundur për të krijuar një të ardhme të denjë.
“Kjo seancë e përbashkët duhet të shërben si një thirrje për veprim, një kujtesë, që qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie edhe me të mëdha e përpjekje të palodhshme. Ne po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim dhe qëllim”, tha ajo.
Presidentja tha se një Shqipëri e fortë d.m.th një Kosovë më e fortë, dhe një Kosovë e suksesshme e ngrit Shqipërinë edhe më lartë.
Deklarata e përbashkët: Rrugëtim drejt së ardhmes evropiane
Në përfundim të seancës, u miratua një deklaratë e përbashkët që theksonte rëndësinë e integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në BE dhe NATO, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodhen dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar për paqe dhe stabilitet në rajon.
Deklarata e tyre e përbashkët, e cila u lexua nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thekson se qëllimi i mbledhjes ishte që Kosova dhe Shqipëria ta bashkërendonin “agjendën kombëtare” për arritjen e synimeve të përbashkëta strategjike.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkim Evropian brenda kësaj dekade, integrimi euroatlantik i Kosovës, pra në NATO dhe BE, dhe njohjet përfundimtare të Kosovës si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve”, thuhet në deklaratë.
Deklarata shprehu shqetësimin pse BE-ja nuk e ka marrë parasysh ende kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë.
“Dy kuvendet mbështesin dhe kërkojnë angazhim serioz për ta çuar përpara procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në bashkëpunim të ngushtë me BE-së dhe Shtetet e Bashkuara, për ta finalizuar një marrëveshje për njohje të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.
Deklarata gjithashtu i dënoi sulmet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë në veri të Kosovës, dhe shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në veri. Ajo i bëri thirrje Serbisë të ekstradojë në Kosovë Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë ku mbeti i vrarë një rreshter policor.
Kjo ishte mbledhja e parë mes këtyre dy kuvendeve në Prishtinë, ndërsa e dyta në përgjithësi asaj që mbajt dy vjet më parë në Tiranë, me rastrin e shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti: VLEN po rregullon statusin e qindra të punësuarve, të cilët ishin lënë në pritje për qëllime politike
Zafir Berisha: Prizreni është kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve, jo i “pekmezit”!
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta