LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite qëllon ndaj ‘të dyshuarve’ në Liban që ‘shkelën’ armëpushimin

Ushtria izraelite qëllon ndaj ‘të dyshuarve’ në Liban që ‘shkelën’ armëpushimin

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka qëlluar mbi “të dyshuarit” në Libanin jugor të cilët raportohet se po shkelin armëpushimin e saj me Hezbollahun.

Zjarri i tankeve izraelite goditi gjashtë zona brenda dy kilometrave nga një rrip toke që demarkon kufirin midis Libanit dhe Izraelit, deklaruan media shtetërore dhe burime libaneze të sigurisë.

Kjo vjen pasi Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah filluan një pauzë 60-ditore në konfliktin e tyre vdekjeprurës të mërkurën në mëngjes.


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë: “Gjatë orës së kaluar, disa të dyshuar u identifikuan duke mbërritur me automjete në një numër zonash në Libanin jugor, duke shkelur kushtet e armëpushimit. IDF hapi zjarr ndaj tyre”.

Bëhet e ditur se krahas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli kishte vendosur gjithashtu një shtetrrethim të minutës së fundit të mërkurën në mbrëmje, duke ndaluar çdo shtetas libanez të kalonte në jug të vendit gjatë natës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Kushtet e marrëveshjes

Marrëveshja e armëpushimit, e publikuar nga kabineti i Libanit, shënoi një zonë të përcaktuar nga një vijë e kuqe e etiketuar “Linja e re 2024” që kalon lindje-perëndim në të gjithë vendin.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli kishte të drejtë të sulmonte nëse IDF besonte se kushtet ishin shkelur, megjithëse zyrtarët libanezë dhe të Hezbollahut thuhet se kanë pretenduar të kundërtën.

Të mërkurën, disa orë pas fillimit të armëpushimit, Izraeli tha se kishte arrestuar katër militantë të Hezbollahut pranë kufirit libanez me Izraelin pasi dyshohet se kishin shkelur kushtet.

Të enjten në mëngjes, zjarri i tankeve izraelite goditi Markaba, Wazzani dhe Kfarchouba, Khiyam, Taybe dhe fushat bujqësore rreth Marjayoun, të cilat shtrihen të gjitha brenda dy kilometrave nga linja që demarkon kufirin midis Libanit dhe Izraelit.

Ndërkohë, Hezbollahu është zotuar të vazhdojë rezistencën ndaj Izraelit.

Në deklaratën e tij të parë që nga armëpushimi, grupi militant i mbështetur nga Irani nuk përmendi drejtpërdrejt marrëveshjen.

Megjithatë, ai tha se luftëtarët e tij mbetën “të pajisur plotësisht për t’u përballur me aspiratat dhe sulmet e armikut izraelit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori