Kur është bërë një vit që qytetarët serbë kanë konvertuar targat ilegale në ato RKS, në Komunën e Leposaviqit tash po hasin në vonesa për ta vazhduar regjistrimin e automjeteve.
Targat RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit.
Megjithatë, ata që i kanë regjistruar veturat e tyre me këto targa zyrtare të Republikës së Kosovës vitin e kaluar, po hasin në probleme për të bërë këtë prapë.
Të paktën, sipas burimeve të televizionit Dukagjini, ata po presin deri në 1 muaj.
Agjencia e Regjistrimit Civil që ka funksionuar fillimisht në këtë kontejner përballë stacionit të Policisë në Leposaviq, e pastaj u zhvendos në objektin e komunës, momentalisht është jo funksionale.
Kjo pasi aty nuk është asnjë punëtor. Nga komuna i thanë televizionit se shkak për këtë gjendje është dështimi i një konkursi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nga kjo ministri, Dukagjini ka kërkuar informacione qysh nga 13 nëntori, megjithatë nuk ka marrë përgjigjeje.
Për këtë çështje është deklaruar Agjencia e Regjistrimit Civil, e cila thotë se ky fluks është për shkak se është bërë një vit nga konvertimi i targave ilegale serbe në ato RKS.
“Gjatë këtij procesi të regjistrimit në muajt Nëntor dhe Dhjetor të vitit 2023 ka pasur numër të madh të kërkesave për regjistrimin e automjeteve me konvertim të targave, dhe duke qenë se tani në muajt Nëntor dhe Dhjetor të këtij viti 2024, bëhet një vit nga regjistrimi pra është afati për vazhdimin e regjistrimeve. Prandaj janë rritur kërkesat për regjistrime në Qendrën Regjistrimit të Automjeteve në Leposaviç dhe duke qenë se në Leposaviç është vetëm një qendër e Kontrollimit Teknik të automjeteve, ndërsa kërkesat janë më të mëdha për arsyet e lartcekura, qytetarët po presin për ta bërë kontrollimin teknik të automjetit që më pas të vazhdojnë me procedurën e regjistrimit”.
Ky institucion shtoi se banorët e Leposaviqit mund të kryejnë procesin e regjistrimit të automjeteve edhe në qendrat tjera të regjistrimit si në veri të Mitrovicës, Zubin Potok dhe Zveçan.
Dukagjini shkoi edhe tek kjo Qendër e Kontrollimit Teknik, e cila është e vetmja në Leposaviq, dhe pa se aty kryheshin kontrollimet teknike.
Por, që sipas informatave, numri maksimal i kontrollave gjatë ditës është 20.
E pse ekziston vetëm një qendër kontrollimit teknik, dhe si mund të zgjidhet ky problem nuk ka treguar as Ministria e Infrastrukturës, gjithashtu që nga 13 nëntori.
Për vonesat kanë ankesa qytetarët serbë.
“Nuk kam veturë, por kam dëgjuar familjarët që thonë se presin disa ditë”, ka theksuar një qytetar.
“Kjo po ndodhë për shkak se ka kallaballëk në qendrën e kontrollit teknik, ka shumë kërkesa dhe nuk po mund të kryehen, duhet bërë me termin”, ka theksuar një qytetar.
Qeveria më 28 tetor 2022 mori vendim që të ndalojë përdorimin e targave ilegale të lëshuara nga institucionet e Serbisë, dhe të njëjtat të konvertoheshin në targa legale të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A