Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras 0-0 deri në minutat shtesë në udhëtim te Rumania, në kuadër të xhiros së parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
Përkundër dominimit total dhe rasteve të shumta të shënimit, ‘Dardanët’ nuk ia dolën që të marrin pikët e plota.
Ndeshja u ndërpre në minutat shtesë pasi lojtarët e Kosovës refuzuan të kthehen në fushë shkaku i thirrjeve raciste dhe fyerjeve të ndryshme.
Dy gazetarët e Telegrafit, Romak Zeqiri dhe Arbios Kryeziu ishin në stadium dhe nga aty ne iu sjellim disa nga prapaskenat që mundur t’u kenë ikur nga ndeshja me Rumaninë.
Ndryshimi i vendit nga ultrasit rumunë
Ultrasit rumunë kanë ndryshuar vendin për ketë takim duke u vendosur në pjesën e epërme të stadiumit dhe jo si zakonisht ku ishin posht prapa portës.
Vërshëllehet himni i Kosovës dhe vërehet prezencë e flamurit të Serbisë në shkallët e stadiumit
Me të filluar intonimi i himnit të Kosovës, tifozët vendas filluan me fishkëllima të mëdha teksa në stadium pati prezencë edhe të flamurit serb.
Muric u vërshëllye nga tifozët vendas në çdo prekje të topit
Portieri Aro Muric vazhdimisht u vërshëllye nga tifozët sa herë pati kontakt me topin, pasi në ndeshjen e kaluar kishte ofenduar ata.
Gjësende të hedhura në drejtim të Zhegrovës
Tifozët rumunë hodhën gjësende në drejtim të Edon Zhegrovës gjatë ekzekutimit të rivënies këndore, të cilat ai i largoi me forcë dhe mori vërshëllime të shumta.
Tifozët rumunë filluan thirrjet provokative ‘Serbia, Serbia’ dhe “Kosova është Serbi” dhe lojtarët e Kosovës lëshuan fushën
Po luheshin minutat e fundit të sfidës kur tifozët rumunë filluan thirrjet provokative ‘Serbia, Serbia’ të cilat shkaktuan reagim të menjëhershëm nga lojtarët e Kosovës dhe ndërprerje të menjëhershme të ndeshjes.
Minuta 92’ – tifozët vendas hodhën karrige në fushë, Elvis Rexhbecaj ua tregoi logon e Kosovës
Pasi situata arriti kulmin e tensionimit, tifozët vendas filluan hedhjen e gjësendeve në fushë teksa mesfushori Rexhbeçaj iu kundërpërgjigj atyre duke iu treguar logon e Kosovës.
Rritje e numrit të forcave policore pranë tribunës ku janë të vendosur tifozët rumunë
Me t’u larguar lojtarët e Kosovës nga fusha, u vërejt një rritje e numrit të forcave policore për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të mundshëm të situatës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës
Amorim ka tre emra të mëdhenj në listë, Manchester United synon t'i transferojë ata për sezonin e ri
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Nuk beson më në planin e klubit për të - lojtari njofton Ancelottin se dëshiron të largohet nga Real Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite