LAJMI I FUNDIT:

Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Bashkimi Evropian po ndjek me kujdes zhvillimet në veri të lidhura me funksionimin e shërbimeve që mbështeten nga Serbia, pasi Qeveria e Kosovës ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, si dhe ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucioneve paralele, të cilat cenojnë kushtetutshmërinë e Kosovës.

Në një konferencë për media sot në Bruksel, zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha se këto çështje duhet të adresohen në kuadër të procesit të dialogut dhe çdo veprim i njëanshëm do të kishte pasoja negative.

“Natyrisht, ne i ndjekim zhvillimet dhe jemi në dijeni të raportimeve për arrestimin e drejtorit të shkollës serbe të Kosovës për posedim të supozuar të vulave të paligjshme me hyrjen në Kosovë. Mund të kujtoj vetëm se BE ka qenë gjithmonë shumë i qartë se statusi dhe transicioni i disa shërbimeve bazë publike dhe sociale të mbështetura nga Serbia, veçanërisht kujdesin shëndetësor, dhe sistemin shkollor dhe arsimin. Këto çështje duhet të adresohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, paralelisht me themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është obligim ligjor për autoritetet në Kosovë. Veprimet e njëanshme, kufizimi i qasjes në këto shërbime, kujdes shëndetësor apo arsim do të kishin efekte negative në jetën e përditshme të njerëzve, dhe në kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës dhe komuniteteve të tjera, dhe kjo do të ishte një mos përmbushje e obligimeve të Kosovës për integrim evropian”, ka thënë Stano, transmeton KP.


Ai ka folur edhe rreth heqjes eventuale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura për më shumë se një vit.

“Përgjigja është e njëjtë si herën e kaluar. Çështja është ende në shqyrtim në Këshill, që do të thotë se është duke u diskutuar dhe do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së, pavarësisht se kur skadon mandati i institucioneve aktuale evropiane”, tha Stano.

Duke folur rreth paralajmërimeve të Beogradit zyrtar se Serbia mund të largohet nga procesi, zëdhënësi i BE-së e ka bërë të qartë se nuk do të ketë anëtarësim në BE nëse palët tërhiqen nga procesi.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja filloi bazuar në nevojën dhe vullnetin e të dyja palëve për të gjetur një marrëveshje me ndihmën e Bashkimit Evropian. Kjo është diçka që Bashkimi Evropian nuk ua ka imponuar palëve, është diçka që palët kërkuan, dhe kjo u miratua më pas si nga BE-ja në nivelin më të lartë, ashtu edhe nga rezoluta e OKB-së. Pra, ne do ta lehtësojmë dialogun për aq kohë sa palët do të jenë atje, dhe palët do të jenë në dialog për aq kohë sa janë të interesuara për procesin e tyre të anëtarësimit në BE, sepse që nga viti i kaluar kur u arrit marrëveshja në Ohër, palët u pajtuan ose palët pranuan se përparimi në dialog është i lidhur me përparimin e tyre në procesin e anëtarësimit. Pra, nëse nuk ka dialog, nuk ka asnjë proces anëtarësimi”, ka potencuar Stano. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori