LAJMI I FUNDIT:

Rasti i vajzës në Pejë, imami Maliqi: Nxënësja sot kthehet në shkollë, rasti i parë që do të lejohet të mbajë mbulesën

Rasti i vajzës në Pejë, imami Maliqi: Nxënësja sot kthehet në shkollë, rasti i parë që do të lejohet të mbajë mbulesën

Nxënësja me inicialet A.D e cila ishte pezulluar nga mësimi, sot pritet të kthehet në gjimnazin “Bedri Pejani”, për të vijuar sërish mësimin e rregullt.

Imami Labinot Maliqi ka njoftuar për kthimin e saj, derisa thotë se kjo do të jetë nxënësja e parë në historinë e këtij gjimnazi, që lejohet të mbajë mbulesën, transmeton Telegrafi.

“Pas njoftimit të prindit të nxënëses A.D., duke më dhanë lajmin e shumëpritur, konfirmimi përkatës më erdhi gjithashtu edhe nga drejtoria e gjimnazit ‘Bedri Pejani’ në Pejë se nxënësja e larguar nga shkolla për shkak të mbulesës më 2 Shtator, do të kthehet sot në bankën e saj për të vijuar mësimin e rregullt. Kjo nxënëse do të jetë e para në historinë e këtij gjimnazi (nga pas lufta) që lejohet të mbajë mbulesën. Le të jetë ky rasti i fundit i largimit të vajzave tona nga shkolla për shkak të mbulesës”, thotë ai.


Maliqi shkruan tutje se “pas ndërhyrjes mbështetëse që ka bërë Ministria e Arsimit për kthimin e kësaj nxënëseje në shkollë me mbulesë, duke qenë edhe vet institucioni i bindur se një ndalesë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Arsim dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nuk ka më asnjë kuptim që të vazhdojë ndalesa për ‘Bartjen e Uniformës Fetare’ në shkollat e mesme, e paraparë në Udhëzimin Administrativ”.

“Prandaj, kërkoj nga Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, që ndalesën në fjalë ta shfuqizojë ose ta rishikojë sa më parë, duke e sqaruar se mbulesa nuk është një uniformë fetare dhe, si e tillë, nuk duhet të jetë pengesë për vajzat që të kenë qasje të barabartë në arsim”, shton tutje ai.

Imami po ashtu ka shkruar se drejtori i DKA-së në Komunën e Pejës,  Naser Gegaj, si dhe drejtori i gjimnazit “Bedri Pejani,” Musa Nikqi, duhet t’i kërkojnë falje publike nxënëses A.D., të cilën e larguan nga shkolla duke e penguar me vetëdije në të drejtën e saj për të pasur qasje në arsim.

Ndryshe, vajza me inicialet A.D ishte larguar nga autoritetet e shkollës më 2 shtator. Largimi i saj nga mësimi kishte nxitur shumë reagime, ndërsa nga Prokuroria Themelore e Pejës kishin njoftuar se janë duke hetuar nëse ky veprim përmban ose jo elemente të veprës penale: shkelje e të drejtave të njeriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Kronika e Zezë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori