LAJMI I FUNDIT:

Gostivari fiton derbin me Shkëndijën dhe merr kreun e tabelës

Gostivari fiton derbin me Shkëndijën dhe merr kreun e tabelës

Java e shtatë e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut solli tre përballje të ekipeve shqiptare, ndërsa derbin e Pollogut të luajtur në Shkup e fitoi Gostivari, kështu tani ka marrë kreun e tabelë,s pasi mundi Shkëndijën me rezultat 3-1, njofton Telegrafi.

Java e shtatë e luajtur këtë të mërkure solli përballje interesante duke vënë përballë mes vete ekipet shqiptarë. Më interesant pritej të jetë në lagjen Maxhari në Shkup, ku Gostivari ishte nikoqir i Shkëndijës, që ishte lider prej javësh në renditje.

Por Gostivari shfrytëzoi momentin e saj me dy gabime të portierit Astri Amzai i cili në dy raste pothuajse u dhuroi golat kundërshtarëve. Fillimisht në minutën e 22-të duke dashur të pasoj te bashkë lojtari i tij, gaboi dhe këtë më së miri e shfrytëzoi Oguzhan Aydogan, ndërsa njejtë bëri edhe në pjesën e dytë ku në zonën e rreptësisë përsëri luajti me top dhe këtë rast e shfrytëzoi Marko Simonovski për të shënuar golin e dytë. Katër minuta para se të mbyllet ndeshja, Besart Ibraimi arriti që të ngushtojë rezultatin për Shkëndijën në 2-1. Kur pritej që Shkëndija të kërkojë barazimin, nga një kundërsulm i Gostivarit, portieri i kuqezinjve Amzai shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonën e gjashtëmbëdhjetë metërshit për penalti, të cilën në gol e realizoi Aldair dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar. Krejt në kohën shtesë u dha edhe një karton i kuq (dy të verdhë) për Elvis Mashike, por që epërsia me një lojtar më shumë nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar 3-1


Duel tjetër mjaft interesant u luajt edhe në stadiumin e Çairit, ku ekipi i Shkupit priti Besën e Dobërdollit, ndërsa ekipi nga Çairi ishte favorit absolut i kësaj përballjeje. Shkupi kaloi në epërsi në minutën e 24 me anë të Edmundsson, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes krijoi edhe shumë raste të tjera por që nuk arritën ti realizojnë. Në pjesën e dytë Besa arriti që të barazoj rezultatin krejt pak para fundit, në minutën e 88-të, ishte Ali Hisar që shënoi gol për barazim 1-1 dhe rezultat përfundimtar.

Në qytetin e Ohrit përballje kishin dy fqinjët, Voska nikoqire dhe Struga, ndeshje kjo që kishte mjaft dinamik dhe prodhoi dy gola. Të parët në epërsi kaluan nikoqirët në minutën 50-të me autor Jahjan, ndërsa Struga arriti të barazojë në të 67-tën me Radeskin.

Në dy ndeshjet tjera Brera – Tikveshi dhe Pelister – Rabotniçki, nuk pati fitues dhe ndeshjet u mbyllën me rezultatin identik 0-0. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim

Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim

Premier League
Lindon Emërllahu në pritje të transferimit gjatë janarit, Ballkani vërshohet me oferta

Lindon Emërllahu në pritje të transferimit gjatë janarit, Ballkani vërshohet me oferta

Superliga
Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

UFC
Kalo në kategori