Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Politikat e jashtme amerikane dhe kineze ndonjëherë ndihen si imazhe të pasqyruara. Amerikanët janë të fiksuar pas frenimit të fuqisë kineze, ndërsa kinezët janë të fiksuar pas frenimit të fuqisë amerikane.
Por, pasqyrimi ndalon kur bëhet fjalë për mënyrën se si ekzekutohen këto politika. Uashingtoni dhe Pekini na sjellin forca të ndryshme në betejën e tyre për pushtet dhe ndikim. Si rezultat, ato ndjekin strategji të ndryshme.
Forca unike e Amerikës është fuqia e saj ushtarake dhe gatishmëria për të ofruar garanci sigurie për aleatët. ShBA-ja ka marrëveshje të mbrojtjes kolektive me 56 vende në mbarë botën – në Evropë, Azi dhe Amerikë. Gjithashtu, ajo ofron ndihmë thelbësore ushtarake për vende të tjera, si Izraeli dhe Ukraina, që nuk janë aleatë zyrtarë sipas traktateve.
Kina, nga ana tjetër, me vetëm një shtet ka traktat reciprok për mbrojtje – me Korenë e Veriut. Ndryshe nga ShBA-ja, ajo ka gjithashtu mosmarrëveshje territoriale me shumë prej fqinjëve të saj, çka nxit përpjekjet që këto vende të kalojnë në anën e Amerikës.
Por, kur është fjala për marrëdhëniet ekonomike, Kina ka avantazhin.
Instituti “Lowy” i Australisë llogarit se 128 vende tregtojnë tani më shumë me Kinën sesa me SHBA-në. Gjatë dekadës së fundit, Kina ka shpenzuar më shumë se një trilion dollarë në mbi 140 vende, për investime në infrastrukturë, duke u bërë kreditori më i madh dhe fuqia më e madhe tregtare në botë në këtë proces. Rezultatet shfaqen në të gjithë botën, qoftë për hekurudhat e shpejtësisë së lartë në Indonezi, portet dhe urat në Afrikë, apo autostradat ndërkontinentale që kalojnë përmes Azisë Qendrore.
Shtetet perëndimore theksojnë të metat e Iniciativës së Rripit dhe Rrugës së Kinës, veçanërisht borxhet e mëdha që u detyrohen huadhënësve kinezë dhe që rëndojnë mbi vende si Pakistani, Shri Lanka dhe Zambia. Por, për vendet në zhvillim, që kërkojnë të bëjnë përparim të shpejtë ekonomik, oferta kineze mbetet tërheqëse. Siç ka thënë ish-zyrtari i USAID-it, Daniel Runde, këtë vit në Kongres: “Nga identifikimi i projektit deri te nënshkrimi, fillimi dhe përfundimi – Kina është pothuajse në çdo fazë shumë më e shpejtë dhe më e lirë se Shtetet e Bashkuara”.
ShBA-ja po përpiqet të ecë përpara. Vitin e kaluar, Eximbank-u i Amerikës nënshkroi një marrëveshje për të financuar me më shumë se një miliard dollarë projekte të transportit dhe energjisë në Angolë. Por, me një deficit të rënduar buxhetor të SHBA-së dhe marrëveshjet e reja tregtare të anuluara në Kongres, do të jetë e pamundur për Amerikën të rivalizojë ofertën ekonomike të Kinës.
Në vend të kësaj, amerikanët po përqendrohen tek ajo që bëjnë më mirë. Teksa administrata Biden kërkon të frenojë fuqinë kineze në Indo-Paqësor, ShBA-ja ka forcuar lidhjet e saj të sigurisë rajonale dhe, sipas fjalëve të një zyrtari të lartë, “ka shënuar shumë pikë në tabelë”. Gjatë viteve të Bidenit, ShBA-ja mund të theksojë forcimin e traktatit të sigurisë ShBA-Japoni, nisjen e paktit të sigurisë AUKUS me Australinë dhe Britaninë, forcimin e lidhjeve të sigurisë me Filipinet dhe Indinë, si dhe afrimin midis dy aleatëve kryesorë të ShBA-së – Koresë së Jugut dhe Japonisë.
Megjithatë, strategjia e bazuar në siguri e Amerikës për zgjerimin e ndikimit të saj mund të arrijë kufijtë e saj. Kina aktualisht po demonstron fuqinë e saj në Detin e Kinës Jugore. Përplasjet e dhunshme midis anijeve kineze dhe filipinase kërcënojnë të vënë në provë angazhimet e sigurisë së Uashingtonit.
Në përpjekje për të frenuar ndikimin e shtuar kinez në Lindjen e Mesme dhe për të siguruar një marrëveshje paqeje rajonale, administrata Biden po merr parasysh seriozisht ofrimin e një garancie sigurie për Arabinë Saudite. Por, natyra autokratike e regjimit saudit do ta bënte këtë qasje shumë të diskutueshme në Uashington. Gjithashtu, kjo do të ishte një barrë e mëtejshme për forcat e armatosura të ShBA-së, të cilat tashmë janë të ngarkuara nga angazhimet në Evropë dhe Indo-Paqësor.
Ndërkohë që ShBA-ja arrin kufijtë e diplomacisë së saj të bazuar në siguri, strategjia e Kinës e bazuar në tregti dhe investime po përballet gjithashtu me sfida. Përpjekjet e Xi Jinpingut për të rigjallëruar ekonominë e brendshme të Kinës përmes nxitjes së eksportit, po shqetësojnë shumë vende në zhvillim, të cilat kanë frikë se industritë e tyre vendase po dëmtohen. Indonezia, Meksika, Brazili, India dhe Kili kanë rritur së fundmi tarifat për mallrat kineze, duke theksuar atë që autori James Crabtree e quan “dilemë të madhe strategjike për Kinën, pasi politikat e dizajnuara për të përforcuar ekonominë e saj vendase kërcënojnë të dëmtojnë lidhjet e saj me Jugun Global”.
Është e vërtetë që mbështetja amerikane për Izraelin ka dëmtuar pozicionin e ShBA-së në Jugun Global, veçanërisht në vendet me shumicë myslimane. Por, Kina ka paguar një kosto të madhe për reputacionin e saj në Evropë për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë.
Konkurrenca midis ShBA-së dhe Kinës nuk është krejtësisht negative për shumë vende të treta. Kombet si Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Filipinet dhe Brazili mendojnë se kanë më shumë liri për të sfiduar Uashingtonin ose Pekinin në një sistem bipolar.
Megjithatë, edhe për të paangazhuarit, ka aspekte negative në rivalitetin në rritje midis ShBA-së dhe Kinës.
Proteksionizmi dhe ndarja e ekonomisë globale do të dëmtojnë përfundimisht rritjen ekonomike për të gjithë. Një garë e re armatimi është një humbje burimesh dhe rrit rrezikun e një lufte shkatërrimtare. Dhe, rivaliteti midis Kinës dhe SHBA-së gjithashtu e bën shumë më të vështirë që të dy vendet të punojnë së bashku në sfidat globale që kërcënojnë gjithë botën – si inteligjenca artificiale e parregulluar dhe ngrohja globale e pakontrolluar.
Dëshirat për një Luftë të Re të Ftohtë mund të jenë të ekzagjeruara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje