LAJMI I FUNDIT:

Stoilkoviq, Mucunski dhe Nikolloski në takim tek Bërnabiq: Lidhja RMV-Serbi më e fortë dhe e përhershme

Stoilkoviq, Mucunski dhe Nikolloski në takim tek Bërnabiq: Lidhja RMV-Serbi më e fortë dhe e përhershme

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pritur sot një delegacion nga qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ata konkluduan se do të fokusohen në realizimin e projekteve dhe nismave specifike me synim integrimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat, sipas tyre, do të ndihmojnë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut përbëhej nga zëvendëskryeministri dhe ministri i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve Ivan Stoilkoviq, zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timco Mucunski.


Bërnabiq tha se Maqedonia e Veriut gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen dhe partneritetin e sinqertë nga Serbia.

Palët diskutuan mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore duke u mbështetur në historinë e përbashkët dhe lidhjet e ngushta kulturore, thuhet në deklaratën zyrtare.

Duke vënë theks të veçantë në bashkëpunimin parlamentar, ata thanë se janë të kënaqur që në Kuvendin e Maqedonisë është krijuar grup për miqësi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Bërnabiq theksoi rëndësinë e Maqedonisë së Veriut si partner ekonomik i Serbisë si në tregtinë e jashtme ashtu edhe në bashkëpunimin për investime.

Ata diskutuan gjithashtu protokollin e nënshkruar në Shkup për të mundësuar krijimin e një tregu të liberalizuar të punës si pjesë e nismës Ballkani i Hapur, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe trajtimin e problemit të mungesës së fuqisë punëtore, thuhet në deklaratë.

Stoilkoviq tha se është i kënaqur që bashkëpunimi po forcohet dhe theksoi se lidhjet e forta dhe të përhershme mes dy popujve paraqesin një bazë solide për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq: Nesër do të shkoja në Mitrovicë, po të më lejonin forcat shqiptare dhe ndërkombëtare

Vuçiq: Nesër do të shkoja në Mitrovicë, po të më lejonin forcat shqiptare dhe ndërkombëtare

Lajme
Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Politikë
Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit, më e mira që prej Pavarësisë së Kosovës

Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit, më e mira që prej Pavarësisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Politikë
Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Lajme
Kalo në kategori