LAJMI I FUNDIT:

Xhuli Nura publikon video nga aeroporti “Adem Jashari” : Faleminderit që ia latë këtë emër kaq madhështor

Xhuli Nura publikon video nga aeroporti “Adem Jashari” : Faleminderit që ia latë këtë emër kaq madhështor

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ka publikuar një video në ‘InstaStory’ me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës, pas një udhëtimi.

Ish-banorja e BBVK-s, u shpreh falënderuese që emri i aeroportit në Prishtinë, mban emrin e komandantit të UÇK-s, “Adem Jashari”.

“Mirëmëngjesi Kosovë, ne sapo erdhëm në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, faleminderit që ia lanë këtë emër kaq të madh këtij aeroporti”, deklaroi ajo në një video të publikuar në Instagram.


Foto: Juliana Nura / Instagram

Xhuli është shprehur gjithmonë krenare me prejardhjen e saj dhe historinë e lashtë të vendit tonë.

Një personazh i zëshëm, modelja është shprehur hapur për pikëpamjet e saj si gjatë spektaklit në Big Brother VIP Kosova, por edhe pas përfundimit të shout televiziv. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Juliana Nura (@iamjuliananura)