LAJMI I FUNDIT:

Shifrat e punësimit, Murati i reagon Bajramit: Duke tentuar të demantojë Kurtin, vetëm e konfirmoi atë që ka thënë kryeministri

Shifrat e punësimit, Murati i reagon Bajramit: Duke tentuar të demantojë Kurtin, vetëm e konfirmoi atë që ka thënë kryeministri

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti se punësimi në Kosovë është rritur për 20 për qind, ka nxitur reagimin e partive opozitare PDK dhe LDK.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se kryeministri po mashtron dhe se të dhënat e Trust-it flasin ndryshe.

“Të dhënat e ATK-së mundesh me i përdorë për propagandë, por ato nuk paraqesin punësim real sepse në ATK-ja të punësuar ta qet edhe atë që punon dy ditë në muaj dhe ta llogaritë si të punësuar dy, tri herë secilin që i ka dy, respektivisht tri puna. Të dhënat e sakta të punësimit janë ato në Trust-it, të punësuar janë ata që për 12 muaj paguajnë kontribute dhe sipas Trust-it”, ka shkruar Bajrami.


E ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati në një postim në Facebook ka thënë se deputetja Bajrami qenka mundu me e demantu Kryeministrin për shifrat e punësimit, por në fakt krejt çfarë paska arritur të bëjë është që së pari t’a shpërfaqë mungesën e njohurive të veta për temën në fjalë, dhe së dyti, edhe me të dhënat që vetë deputetja ka përdorur në fakt e ka konfirmuar atë çfarë ka thënë Kryeministri, pra që ka rritje të punësimit.

“Për sa i përket asaj se cilat shifra tregojnë pasqyrën më të saktë të punësimit, shifrat e ATK-së apo ato Trustit, deputetja do duhej ta dinte që ATK-ja raporton numrin e të punësuarve bazuar në deklarimet tatimore të punëdhënësve, ndërsa Trusti, në tabelën që paska përzgjedhur deputetja Bajrami, i raporton llogaritë që kanë pranuar kontribute në muajin përkatës. Pra janë dy shifra që tregojnë gjëra të ndryshme.

Si rezultat i kësaj mënyre të regjistrimit, Trusti çdoherë do të duket se deklaron më pak të punësuar sesa ATK-ja në një muaj të caktuar sepse ka shumë punëdhënës që përderisa deklarimin në ATK e bëjnë me rregull e çdo muaj, pagesën e kontributeve në Trust jo të gjithë e bëjnë çdo muaj. Nga tabela që ka prezantuar deputetja, lehtë vërehet që shifrat e Trustit pësojnë ngritje çdo të tretin muaj, gjë që e konfirmon këtë dallim në mënyrën e regjistrimit, sepse nuk është se çdo të tretin muaj punësohen më shumë njerëz vetëm për atë muaj, por sepse pagesa e kontributeve bëhet për 3 muaj përnjëherë”, ka shkruar Murati.

Tutje ministri ka theksuar se sa i përket numrit të llogarive aktive në Trust, edhe sipas vetë krahasimeve dhe aritmetikës së deputetes, rezulton se janë shtuar 55 mijë vende pune.

“Por kjo merr parasysh vetëm shifrat deri në dhjetor 2023.  Nëse duam të kemi krahasim me shifra të përditësuara, gjithnjë duke përdorur treguesin që vetë deputetja Bajrami ka përzgjedhur, sipas raportit të fundit tremujor të Trustit, në muajin qershor 2024 kanë qenë 399,585 llogari aktive, pra që kanë pranuar kontribute.

Kur e krahasojmë këtë me muajin mars 2021, kur Qeveria Kurti kishte marrë qeverisjen, ku në Trust ishin deklaruar 330,988 llogari aktive, del se përgjatë kësaj periudhe, sipas metodologjisë së vetë deputetes Bajrami, janë shtuar 68,597 llogari aktive, apo shprehur në përqindje saktësisht 20.7%.

Prandaj, edhe me shifrat e deputetes Bajrami, vetëm sa konfirmohet ajo çfarë ka thënë Kryeministri Kurti”, ka shkruar Murati, i cili në fund ka thënë se është për keqardhje që deputetë që mbulojnë fushën e ekonomisë, e madje edhe ligjërojnë në universitet, kanë njohuri kaq të cekëta për fushën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Vitorja
Ngjarja më e madhe e industrisë së sigurisë në Evropën Juglindore

Ngjarja më e madhe e industrisë së sigurisë në Evropën Juglindore "Samiti i sigurisë Adria 2024" mbahet më 9-10 tetor në Sarajevë

Adria Security Summit
Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Creative Hub Kosovo
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kalo në kategori