LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet dhe renditja pas javës së dytë në Superligën e Kosovës

Rezultatet dhe renditja pas javës së dytë në Superligën e Kosovës

Janë mbyllur katër ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës të cilat ishin në program, ku nuk munguan golat dhe befasitë. 

Ballkani, ka realizuar fitoren e dytë në këtë edicion, teksa ka mposhtur para tifozëve të vet skuadrën e Feronikelit 74 me rezultat 3-1.  

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja edhe në këtë ndeshje u shfaq e fortë dhe e vendosur për fitore. Walid Hamidi shënoi një gol, ndërsa dy shtoi Ribeiro Giovanni. Kapiteni i Feronikelit 74, Alban Shabani shënoi golin e vetëm për mysafirët.  


Në tjetër ndeshje interesante u zhvillua sot në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku Dukagjini shënoi fitoren e parë të edicionit, duke e mundur Gjilanin me shifrat 2-1.

Gjilani mori epërsinë në minutën e nëntë me një gjuajtje të lirë të Edison Kqikut, e devijuar nga Albion Pllana. Dukagjini ktheu rezultatin me golat e Met Millakut dhe Altin Merlakut. 

Malisheva triumfoi ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Fatjon Bunjakut.

Ndërkohë, Prishtina shijoi fitoren e parë në edicionin e ri, duke mposhtur Ferizajn me rezultatin 3-1 në udhëtim. Sunday Akinbule ishte heroi i ndeshjes, duke realizuar dy gola dhe një asistim për Aridan Mujën.  Planet Veseli e shënoi golin e vetëm për Ferizajn. 

Ndeshja mes Dritës dhe Suharekës është shtyrë.  

Pas ndeshjeve të javës së tretë, Ballkani është lider me 7 pikë, pas dy fitoreve dhe një barazimi. 

Me nga 4 pikë kanë në pozitat nga dy deri në gjashtë janë Prishtina, Suhareka, Llapi, Malisheva dhe Ferizaj. 

Dukagjini është në vendin e shtatë me 3 pik, ndërsa Gjilani është i tetit me 2 pikë. 

Drita që nuk ka zhvilluar ende asnjë ndeshje është në vendin e nëntë, ndërsa Feronikeli 74 është i fundit pa pikë pas ndeshjeve të zhvilluara.

Në javën e katërt takohen: Drita – Ferizaj, Feronikeli 74 – Dukagjini, Malisheva – Ballkani, Prishtina – Llapi dhe Suhareka – Gjilani.
/Telegrafi/