LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla thirrje mërgimtarëve të vazhdojnë të regjistrohen

Gërvalla thirrje mërgimtarëve të vazhdojnë të regjistrohen

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla i ka bërë thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Në një postim në Facebook, Gërvalla ka theksuar se procesi i regjistrimit të diasporës po vazhdon deri me 31 gusht.

Krye-diplomatja poashtu ka informuar mërgimtarët që ndodhen në Kosovë, se mund të drejtohen në qendrat rajonale në gjithë vendin, për t’u informuar për procesin, apo edhe për të kërkuar ndihmë për regjistrim.


“Krahas platformës e-diaspora ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në komunat rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Mërgata është pjesë e pandashme e Kosovës, andaj regjistrohu edhe ti!”, ka shkruar ndër tjera Gërvalla.