LAJMI I FUNDIT:

Shearer tregon emrin e trajnerit me të cilin ka biseduar Federata e Anglisë

Shearer tregon emrin e trajnerit me të cilin ka biseduar Federata e Anglisë

Kombëtarja e Anglisë ka mbetur pa trajner pas largimit të Gareth Southgate.

Tre Luanët në dy herët e fundit kanë humbur në finale të Kampionatit Evropian si në 2021 ashtu edhe në 2024.

Anglia po kërkon një trajner të ri, derisa legjenda angleze Alan Shearer ka zbuluar disa prapaskena.


Shearer ka thënë se është i sigurt që Federata e Futbollit të Anglisë ka biseduar tanimë me trajnerin e Newcastle United, Eddie Howe.

“Unë do ta imagjinoja kandidatin Eddie Howe. Mendoj se Eddi ka një vendim të madh për të marrë, sepse jam i sigurt se Federata Angleze e Futbollit do ta pyesë atë dhe çfarëdo që të ndodhë pas kësaj, ne nuk e dimë. Mjaft i sigurt se një bisedë do të ketë pasur ose do të vazhdojë tani. Nëse Eddi do apo jo këtë punë do të jetë çelësi”.

“Fakti që ne po flasim për Howe dhe Anglinë përsëri do të thotë se ai ka bërë një punë vërtet shumë të mirë në Newcastle United. Ai ka qenë fantastik dhe do të ishte një goditje e madhe, nëse largohej sepse tifozët e duan atë, ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe e kupton klubin”.

“Çfarëdo që ai të zgjedhë, nëse tundohet nga pozita te Anglia, nuk mendoj se shumë njerëz mund ose do ta pengonin atë, megjithëse ekipi im i zemrës do të humbte një trajner shumë të talentuar”, ka deklaruar Shearer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Jurgen Klopp thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Ndërkombëtare
UEFA bën njoftimin e madh, shorti i Ligës së Kampionëve do të ketë ndryshime rrënjësore në format

UEFA bën njoftimin e madh, shorti i Ligës së Kampionëve do të ketë ndryshime rrënjësore në format

Liga e Kampionëve
Flick flet pasi mori fitoren e parë si trajner i Barcelonës

Flick flet pasi mori fitoren e parë si trajner i Barcelonës

La Liga
Real Madridi tentoi transferimin e yllit të Interit, por u refuzua

Real Madridi tentoi transferimin e yllit të Interit, por u refuzua

La Liga
Guardiola tregon katër gjëra që i pëlqyen te Barcelona e Hansi Flick

Guardiola tregon katër gjëra që i pëlqyen te Barcelona e Hansi Flick

Premier League
Akil Gjakova: Fatkeqësisht fati sportiv ma mori medaljen nga dora, por jo edhe ëndrrën që një ditë ta plotësoj synimin jetësor

Akil Gjakova: Fatkeqësisht fati sportiv ma mori medaljen nga dora, por jo edhe ëndrrën që një ditë ta plotësoj synimin jetësor

Xhudo
Kalo në kategori