LAJMI I FUNDIT:

Xabi Alonso e do me çdo kusht transferimin e yllit të Real Madridit këtë verë

Xabi Alonso e do me çdo kusht transferimin e yllit të Real Madridit këtë verë

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, raportohet se ka për synim transferimin e yllit të Real Madridit, Arda Guler, në formë huazimi këtë verë.

19-vjeçari u transferua në ‘Santiago Bernabeu’ verën e kaluar nga Fenerbahce dhe duroi një sezon mjaft sfidues, pasi u përball me lëndime dhe konkurrencë të madhe.

Guler u paraqit sezonin e kaluar në vetëm 12 ndeshje, ku në pesë prej tyre luajti nga fillimi, por ishte e mjaftueshme për të treguar talentin që ka dhe arsyen pse Real Madridi e ka nënshkruar atë.


Në të vërtetë, talenti turk ka shënuar gjashtë gola në dhjetë ndeshje në La Liga, ku pesë prej tyre erdhën në gjashtë ndeshjet e fundit të Real Madridit në La Liga.

Adoleshenti më pas luajti një rol kyç në skenën kontinentale me Turqinë në Euro 2024, duke shënuar një ndër golat më të bukur të Kampionatit Evropian ndaj Gjeorgjisë, ndërsa ka pasur edhe dy asistime në fazën me eliminim.

Sipas gazetës katalanase SPORT, Alonso ka një interesim të madh për të siguruar shërbimet e yllit turk gjatë kësaj vere.

Raporti shton tutje se kampioni në fuqi i Bundesligës mund të përballet me konkurrencë të madhe për nënshkrimin e Guler, pasi edhe Milani më herët kishte shprehur interesim për transferimin e tij.

Mendohet se Real Madridi mund të joshet nga ideja për ta huazuar Gulerin për sezonin e ri, por Ancelotti paraprakisht kishte insistuar se ai po planifikon ta mbajë atë në ekip.

Real Madridi pagoi 20 milionë euro për të nënshkruar me Guler 12 muaj më parë, ndërsa turku ka nënshkruar një kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2029./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

Ndërkombëtare
Laporta dhe Deco insistojnë ta bindin lojtarin e padëshiruar të largohet nga Barcelona

Laporta dhe Deco insistojnë ta bindin lojtarin e padëshiruar të largohet nga Barcelona

La Liga
Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët

Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët

Premier League
Real Madridi deklaron një rekord financiar që asnjë klub në histori të futbollit nuk e ka arritur

Real Madridi deklaron një rekord financiar që asnjë klub në histori të futbollit nuk e ka arritur

La Liga
Xabi Alonso e do me çdo kusht transferimin e yllit të Real Madridit këtë verë

Xabi Alonso e do me çdo kusht transferimin e yllit të Real Madridit këtë verë

Ndërkombëtare
Eksod te Chelsea këtë verë: 14 lojtarë do të largohen nga Blutë

Eksod te Chelsea këtë verë: 14 lojtarë do të largohen nga Blutë

Premier League
Kalo në kategori