LAJMI I FUNDIT:

James Rodriguez drejt rikthimit në Evropë, dy skuadra po duan transferimin e tij

James Rodriguez drejt rikthimit në Evropë, dy skuadra po duan transferimin e tij

James Rodriguez ka më shumë se një vit që është larguar nga futbolli evropian, ku së fundmi ishte pjesë e Olympiacosit.

Mesfushori ofensivë tani pjesë e skuadrës braziliane Sao Paulo ka shkëlqyer në Copa America dhe mund të rikthehet sërish në Evropë.

33-vjeçari është në diskutime për ta prishur kontratën me klubin brazilian pasi dëshira e tij e madhe është të rikthehet sërish të luaj në nivele të larta.


Porto dhe Celta Vigo janë dy skuadrat që po insistojnë për transferimin e mesfushorit ofensivë.

Reprezentuesi i Kolumbisë synon transferimin te Porto, klubi i parë i tij në futbollin evropian pasi kishte kaluar tre vite te skuadra portugeze nga 2010 deri më 2013.

Gjiganti portugez është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë dy vjeçare James Rodriguez i cili qëllimin e ka ta mbyllë karrierën te Porto.

Në anën tjetër Celta Vigo po bën përpjekje të mëdha për ta bindur lojtarin të transferohet në La Liga, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori