LAJMI I FUNDIT:

Rabiot tashmë ka lënë të kuptohet se cilit ekip do t’i bashkohej mes Liverpoolit dhe Man Utd

Rabiot tashmë ka lënë të kuptohet se cilit ekip do t’i bashkohej mes Liverpoolit dhe Man Utd

Adrien Rabiot tashmë ka lënë të kuptohet se cila është preferenca e tij mes Liverpoolit dhe Manchester United.

Të enjten Juventusi konfirmoi se Rabiot do të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës. 29-vjeçari bëri 212 paraqitje në Serie A, pasi iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’ nga Paris Saint-Germaini në 2019.

Gjatë kohës së tij në Turin, reprezentuesi francez fitoi Serie A, dy herë Kupën e Italisë dhe një herë Superkupën e Italisë.


Mesfushori ka qenë në radarin e disa klubeve të njohura të Ligës Premier duke përfshirë këtu edhe Manchester United, Newcastle dhe Liverpoolin.

Dhe ka mundësi që Liverpooli ka një avantazh të vogël në krahasim me rivalët e tjerë të Ligës Premier në garën për shërbimet e tij.

Rabiot më herët kishte zbuluar se ai është rritur duke përkrahur Liverpoolin, pasi kishte idolizuar njërin prej lojtarëve më të mëdhenj të Liverpoolit, Steven Gerrard.

“E kam ndjekur Liverpoolin si fëmijë sepse isha tifoz i Steven Gerrard. Ai më ka bërë mua të ëndërrojë, kështu që e kam ndjekur Liverpoolin”, ka thënë Rabiot më herët për Tuttosport.

Për më shumë, gjatë kohës sa po zhvillohej Botërori në Katar, Rabiot kishte pranuar se do të ishte i etur të luante në Angli, pasi ka kaluar kohë atje në akademinë e Manchester Cityt.

“Ishte një eksperiencë e mirë. Unë nuk qëndrova një sezon të plotë. Gjithçka shkoi mirë kur isha atje. Më pëlqeu me të vërtetë atmosfera. Është me të vërtetë diçka që gjendet vetëm në Angli. Është ndryshe nga Franca dhe Italia”.

“E kam thënë gjithmonë se do të doja të luaja në Angli. Unë ende e kam atë dëshirë. Do të doja të zhvillohesha në Ligën Premier”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shefi i Bolognës dha një përgjigje brutale me tri fjalë kur u pyet për transferimin e Calafiorit tek Arsenali

Shefi i Bolognës dha një përgjigje brutale me tri fjalë kur u pyet për transferimin e Calafiorit tek Arsenali

Serie A
Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Serie A
Barcelona e gjen në Rusi një tjetër kandidat potencial për ta përforcuar mesfushën

Barcelona e gjen në Rusi një tjetër kandidat potencial për ta përforcuar mesfushën

La Liga
Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës

Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës

La Liga

"Vetëm nënshkrimi i Nico Williams nuk mjafton që Barça të kapërcejë Real Madridin" - legjenda braziliani tregon se sa lojtarë duhet të blihen

La Liga
Njëri nga dy yjet e Man Utd duhet të ‘sakrifikohet’ për ta kompletuar transferimin e Ugartes

Njëri nga dy yjet e Man Utd duhet të ‘sakrifikohet’ për ta kompletuar transferimin e Ugartes

Premier League
Kalo në kategori