LAJMI I FUNDIT:

Në 25 vjetorin e OSBE-së në Kosovë, Kurti: Ky mision ishte dëshmitar i një prej masakrave më të tmerrshme

Në 25 vjetorin e OSBE-së në Kosovë, Kurti: Ky mision ishte dëshmitar i një prej masakrave më të tmerrshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar për shënimin e 25 vjetorit të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Kryeministri tha se ndërsa festojmë këto momente historike, “ne gjejmë gjithashtu kohën për të njohur individët dhe institucionet që kanë luajtur një rol kryesor në sigurimin e lirisë dhe paqes që e gëzojmë sot”


“Një figurë e tillë është ambasadori William Walker. Para se OSBE-ja të kishte një mision në Kosovë, pati një mision verifikues të udhëhequr nga ambasadori Walker. Ky mision ishte dëshmitar i një prej masakrave më të tmerrshme në vendin tonë, masakrën e Reçakut, ku u vranë 45 civilë – e cila ishte një nga mbi 400 masakrat e kryera nga aparati shtetëror serb në Kosovë. E vërteta për këtë masakër ekspozoi brutalitetin që po përballonte Kosova dhe ndihmoi në nxitjen e ndërhyrjes së NATO-s”, tha kryeministri.

Më tej, nënvizoi se gjatë viteve OSBE-ja ka ndihmuar shtetin tonë në ngritjen e një demokracie më të fuqishme duke investuar në sigurinë dhe të drejtat e njeriut, e ku ndër nismat e saj përmendi mbështetjen për Akademinë tonë të Policisë, ndihma për transmetuesin publik dhe me institucionet që mbikëqyrin proceset zgjedhore, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me ambasadorin Davenport dhe misionin e OSBE-së në Kosovë, veçanërisht sa i përket komuniteteve joshumicë.

“Në një kohë kaq të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe rajonit, jam mirënjohës për profesionalizmin, kujdesin dhe mbështetjen e treguar, si dhe për pasionin për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, demokracinë dhe prosperitetin e popullit dhe shoqërisë sonë”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi se parimet dhe vlerat e OSBE-së si organizatë rezonojnë thellë në demokracinë e vendit tonë dhe se Kosova është një partner i besueshëm dhe do të vazhdojë të jetë një aleat i vlefshëm në rrugën përpara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Kronika e Zezë
Tragjedi në Zvicër, 11-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Kronika e Zezë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

Drejtësi
Kalo në kategori