LAJMI I FUNDIT:
Prizreni -2° clearsky_night

Në Spitalin e Prizrenit inaugurohet Shërbimi i kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit

Në Spitalin e Prizrenit inaugurohet Shërbimi i kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren të premten është inauguruar Shërbimi i kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit. Drejtuesit e spitalit, zyrtarët qeveritarë dhe donatorët kanë theksuar se ky shërbim do të mundësojë shpëtimin e jetëve për pacientët nga rajoni i Prizrenit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ky projekt është realizuar fal përkrahjes së Qeverisë së Luksemburgut në vlerë prej 2 milionë eurosh për pajisjet, inventarin dhe trajnimin e stafit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë përkatësisht ShSKUK-në që ka investuar rreth

“Zgjerimi i këtij shërbimi që po e bëjmë sot është i domosdoshëm jo vetëm për shkak të rritjes së numrit të rasteve, por edhe para kësaj, edhe më shumë se kaq, meqenëse suksesi varet nga koha e  ndërhyrjes. Tash shërbimi i ri do të mbuloj gjithë rajonin e Prizrenit, do të ndihmojë të shpëtoj jetë dhe ta ul listën e pritjes. Fillimisht shërbimi do të trajtoj pacientët nga lista e pritjes së rajonit të Prizrenit, ndërkaq rastet akute do të trajtohen menjëherë.  Shërbimi do të filloj sot në bashkëpunim me kardiologët nga QKUK-ja”, ka thënë Kurti shkruan Telegrafi.


Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz ka përkujtuar se qeveria e tij për afër dy dekada mbështet shëndetësinë në Kosovë, dhe se në këtë vazhdë vjen edhe projekti i fundit në Spitalin e Prizrenit. “Spitali i Prizrenit dhe laboratori i ri i kateterizimit qëndrojnë si testament i përpjekjeve tona të përbashkëta dhe bashkëpunimit drejt qëllimit të përbashkët për të krijuar spitale moderne me infrastrukturë e pajisje moderne dhe me procese të standardizuara të punës, meqë besojmë se qasja në shërbimet cilësore shëndetësore është e drejtë themelore njerëzore”, ka deklaruar Dietz.

Ndërkaq drejtoresha e Spitalit të Prizrenit, Narqize Arënliu-Hoxhaj ka pohuar se inaugurimi i laboratorit të kateterizimit është i rëndësisë së veçantë për këtë institucion shëndetësor dhe pacientët e kësaj ane.

“Ky shërbim na ofron mundësi që të shpëtojmë jetë. Të gjithë e dimë se reagimi adekuat  dhe i shpejtë është shumë i rëndësishëm në emergjencat kardiake”, ka thënë ajo, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen nga Qeveria e Kosovës, MSh-ja, dhe Qeveria e Luksemburgut.

Sipas të dhënave të zyrtarëve qeveritarë në vitin 2023 në Kosovë janë kryer mbi 4,100 procedura në shërbimin e Kardiologjisë, përfshirë këtu 2,500 vendosje stendash./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh

Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh

Magazina
Kutia e Pandorës: Egli dërgon veten dhe Xumin në televotim kokë më kokë

Kutia e Pandorës: Egli dërgon veten dhe Xumin në televotim kokë më kokë

Magazina
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë

Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë

Magazina
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal

Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal

La Liga
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Debati mbi patriotizmin, këmisha e Gjestit me imazhin e Skenderbeut merr vëmendjen në spektakël

Debati mbi patriotizmin, këmisha e Gjestit me imazhin e Skenderbeut merr vëmendjen në spektakël

Magazina
Kalo në kategori