Inteligjenca Artificiale po vjen në pajisjet tuaja Apple – a do të jetë kjo (jo) e sigurt?
Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve, Apple njoftoi sistemin e shumëpritur të Inteligjencës Artificiale (Al), Apple Intelligence.
Ai pritet të personalizojë përvojat e përdoruesve, të automatizojë detyrat dhe siç premtoi CEO, Tim Cook, do të sjellë një “standard të ri për privatësinë në AI”.
Ndërsa Apple thotë se Al “e brendshme e saj” është krijuar duke pasur parasysh sigurinë, partneriteti i saj me OpenAI ka ngjallur shumë kritika.
Kjo pasi ChatGPT i OpenAl ka qenë prej kohësh subjekt i shqetësimeve për privatësinë.
I prezantuar në nëntor të vitit 2022, ai mblodhi të dhënat e përdoruesve pa pëlqimin e qartë për të trajnuar modelet e tij dhe filloi t’i lejojë përdoruesit të tërhiqen nga një mbledhje e tillë e të dhënave vetëm në prill të vitit 2023.
Por Apple thotë se partneriteti me ChatGPT do të përdoret vetëm për detyra si përbërja e postës elektronike dhe mjete të tjera shkrimi.
“Apple po thotë shumë gjëra të duhura”, tha Cliff Steinhauer, drejtor i sigurisë së informacionit dhe angazhimit në Aleancën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.
“Por mbetet për t’u parë se si do të zbatohet”, shtoi ai.
Ndryshe në garën me Al, Apple ka mbetur prapa kompanive si Google, Microsoft dhe Amazon, të cilët kanë parë rritje të aksioneve.
Apple, ndërkohë, u ndal nga integrimi i AI gjeneruese në produktet e saj kryesore deri më tani, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Ndërsa kompanitë e tjera nxorën shpejt produktet, Apple i ka shpenzuar vitet e fundit duke ndërtuar shumicën e ofertave të Apple Intelligence me teknologjinë e vet dhe modelet bazë, duke siguruar që sa më pak të dhëna të përdoruesve të largohen nga ekosistemi Apple.
Sipas shkrimit në fjalë, Al e cila mbështetet në mbledhjen e sasive të mëdha të të dhënave përfaqëson një sfidë unike për fokusin e gjatë të privatësisë së Apple.
Dhe kritikët si Elon Musk kanë “argumentuar” se ruajtja e privatësisë së përdoruesit ndërsa integrohet AI është e pamundur.
Madje, Musk tha se do t’i ndalonte punonjësit e tij të përdorin pajisjet e Apple për punë.
Megjithatë, disa ekspertë nuk janë dakord.
“Me këtë njoftim, Apple po i hap rrugën kompanive për të balancuar privatësinë e të dhënave dhe inovacionin”, mendon Gal Ringel, bashkëthemelues dhe CEO i kompanisë së softuerit për privatësinë e të dhënave Mine.
“Pranimi i këtij lajmi, në krahasim me publikimet e tjera të fundit të produkteve të AI, tregon se privatësia është një strategji që sigurisht shpërblehet në botën e sotme”, shtoi Ringel.
Siç thuhet më tej, në thelb të garancive të privatësisë së Apple në lidhje me AI është teknologjia e saj e re Private Cloud Compute.
Apple kërkon të bëjë shumicën e përpunimit kompjuterik për të ekzekutuar veçoritë e Apple Intelligence në pajisje.
Por, për funksionet që kërkojnë më shumë përpunim sesa mund të përballojë pajisja, kompania do të transferojë përpunimin në cloud duke “mbrojtur të dhënat e përdoruesit”.
Për ta arritur këtë, Apple do të eksportojë vetëm të dhënat e kërkuara për të përmbushur çdo kërkesë, do të krijojë masa shtesë sigurie rreth të dhënave në çdo pikë përfundimtare dhe nuk do t’i ruajë të dhënat për një kohë të pacaktuar.
Gjiganti teknologjik gjithashtu do të publikojë të gjitha mjetet dhe softuerin në lidhje me cloud-in privat publikisht për verifikim nga palët e treta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përdoruesit
"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Google paditet nga një familje nga Karolina e Veriut pas vdekjes së një burri i cili ra nga një urë, pasi ndoqi udhëzimet e Google Maps
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj