Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur rreth audio-incizimit ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me kryekriminelin Milan Radoiçiq.
Konjufca u shpreh se nuk ka asnjë pikë dyshimi në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të Kusari-Lilës.
Ai tha se nuk dyshon për tradhti kombëtare të Kusari-Lilës në këtë rast.
“Sa i përket çështjes së Kusari-Lilës, po flas për të si deputete e jo si anëtare e koalicionit që ka partneritet me LVV. Nuk kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të zonjës Kusari-Lila pra nuk kam asnjë dyshim për tradhti kombëtare apo çfarëdo të kësaj natyre”, tha Konjufca.
Kryeparlamentari shtoi se këtë veprim të deputetes Kusari-Lila mund ta quajmë si gabim, pakujdesi të saj po jo tradhti.
“Mund ta quani gabim, pakujdesi e saj, por sa i përket kësaj çfarë më tregon mua kjo që është vazhdimësi e tjerrjes së një rasti që është publikuar para 7-8 muajve kur ka qenë mendoj që është i njëjti rast vetëm se tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt, për mua është shumë ma tronditës dhe ma shqetësues ky ingjenerim që po ndodh sesa baza kombëtare e themeli kombëtar i zonjës Kusari-Lila”, tha Konjufca.
Konjufca shtoi se Milan Radoiçiq ka përjetuar humbjen më të madhe në Kosovë këto dy vitet e fundit.
“Ai ka humb gjithçka që ka pasur në Kosovë falë vendosmërisë së qeverisë për të shpërbërë të gjitha strukturat e tij kriminale duke përfshirë edhe pronat e tij milionëshe. Radoiciqi si kriminel dhe terrorist po donë me vazhdua këtë veprimtari në këtë mënyre, po donë si në formë hakmarrëse me zbeh legjitimitetin e intervenimit të qeverisë në veri të Kosovës. Për mua shumë më shqetësuese është kjo pjesë”, u shpreh Konjufca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje