Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot gjatë një komunikimi me gazetarët se Ilir Meta ka qenë nxitësi kryesor për djegien e mandateve në vitin 2019.
Basha gjithashtu theksoi se është hipokrizi të thërrasësh njerëz në protesta kundër korrupsionit dhe në krye të tyre të vendosësh Ilir Metën.
“PD ka thirrur dhe do të thërrasë protesta, por nuk është antibiotik për infeksionin e një pjese të opozitës, nuk është mënyra për të treguar muskujt se sa thërras unë dhe se sa ti. Kjo shkatërron frymën e opozitarizmit dhe mban në pushtet një person të përfshirë në afera korruptive. Shqiptarët presin një alternativë të besueshme dhe për të arritur këtë, duhet të argumentojmë qëndrimin tonë. Qëndrimi ynë është i qartë, Rama qeveris në mënyrë antikushtetuese, shpik ligje me porosi që kanë zhytur vendin në korrupsion”, tha Basha.
“Protestat te Bashkia? Jam kundër hipokrizisë. Thërret njerëzit për një qëllim dhe i përdor për një qëllim tjetër është hipokrizi. Të thërrasësh protestë kundër korrupsionit në bashki dhe të vendosësh Metën në krye të protestës është autogol. PD duhet të distancohet nga njerëzit që me dyfytyrësinë e tyre sollën Ramën në pushtet në vitin 2013. A ka njeri që nuk e kupton që ky është autogol?”, tha Basha.
“PD do të distancohet nga njerëzit që me dyfytyrësinë e tyre janë autorët e ardhjes në pushtet të Ramës në 2013 dhe përfituesit më të mëdhenj nga pushteti i Ramës. Këtë po e bëjnë jo për qytetarët, por për vete”, u shpreh ai.
I pyetur mbi djegien e mandateve, Basha tha se Meta ishte nxitësi kryesor i aktit të ndërmarrë në vitin 2019.
“Ilir Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve, njësoj si të tjerët. Disa të tjerë si Ilir Meta hedhin gurin dhe fshehin dorën, këtë bëri pas 21 Janarit, pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër. Ilir Meta është përfituesi më i madh i pushtetit të Ramës, është faktori kryesor për ardhjen e Ramës në pushtet dhe mbajtjen e tij në pushtet në 2017, dhe me çmenduritë e tij në 2021 të malit me gropa. Për ne Ilir Meta ka pushuar së ekzistuari si faktor politik, por si kryetar i PD qëndrimi im është që me Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë nuk ka për të pasur më asnjë marrëdhënie politike. Janë apo nuk janë pazarxhi kronik i cili problemet nuk i ka më me PD, por atje ku i ka, duhet të përballet me problemet që ka”, tha Basha.
Duke folur për vendimin e Grupit Parlamentar të PD, kryesuar nga Gazment Bardhi për të dërguar sërish në Gjykatën Kushtetuese çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka, Basha theksoi se është një akt i papërgjegjshëm politik, në kushtet kur vendi është në krizë kushtetuese.
“Në vend që kjo të thuhet qartë dhe të kërkohen rrugët politike, të përgjigjesh ndaj këtij akti, patinohet kjo, po pastaj ku do ta çosh tek ‘Dajë Ceni’? Ku do e çosh pastaj? Është një akt plaçidimi, qetësimi. Është një akt i papërgjegjshëm politikisht. Këtu ka dy gjëra, e para është rasti konkret i Olta Xhacka. Akti i dytë është precedenti që ka vendosur Edi Rama, për herë të parë në 34 vite. As në kohën më të nxehtë të krizave politike, nuk ka ndodhur që një instancë tjetër ti thotë jo Gjykata Kushtetuese. Është krizë kushtetuese. Nëse kësaj krize kushtetuese nuk i ishte paraprirë me një tjetër paralizë kushtetuese siç ishte zhveshja e presidentit nga kompetencat më 2008, ky është shkak që presidenti të shpërndajë parlamentin. Parlamenti ka kryer një krim kushtetues”, tha Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker