Bayern Munich mbeti pa dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen e kthimin ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve
Bayern Munich ka njoftuar zyrtarisht se lojtari i tij Serge Gnabry ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, teksa bavarezët vizituan Arsenalin në Londër.
Ndeshja e parë përfundoi pa fitues 2-2, ndërsa Gnabry shënoi në minutën e 18-të për 1-1.
Gnabry ishte golashënuesi edhe në ndeshjen e fundit të Bundesligës kur Bayern Munich u mund çuditërisht ndaj Heidenheim me rezultat 2-3.
🚨 It is expected that Serge Gnabry will not participate in the 2nd leg Quarter-Final fixture 🆚 Arsenal due to injury.
🩸 He's expected to sit out 3-4 weeks.#ARSFCB ||| #ARSBAY pic.twitter.com/YTMyT4dwAM
— Olt Sports (@oltsport_) April 10, 2024
Bayern Munich nuk bëri të ditur se sa kohë do të jetë jashtë fushës 28-vjeçari, por mediat gjermane raportuan se ai pritet të jetë jashtë fushës për tre javë, që do të thotë se ai nuk do të jetë gati për ndeshjen e dytë në “Allianz Arena” më 17 prill.
Ky nuk është problemi i vetëm para ndeshjes së kthimit kundër Arsenalit, sepse atë ndeshje nuk do ta luajë dot as Alphonso Davies për shkak të kartonëve të verdhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251