LAJMI I FUNDIT:

Ukraina u ndan mirënjohje grupit të hakerëve që kryejnë sulme kibernetike kundër Rusisë

Ukraina u ndan mirënjohje grupit të hakerëve që kryejnë sulme kibernetike kundër Rusisë

Një ekip hakerësh që kryejnë sulme kibernetike kundër Rusisë kanë pranuar mirënjohje nga ushtria e Ukrainës.

Bëhet e ditur se ekipi One Fist ka vjedhur të dhëna nga kompani ushtarake ruse, ka hakuar kamerat në Krimenë e pushtuar dhe ka hakuar një prodhues të shquar rus të armëve.

Anëtarët e grupit vijnë nga tetë vende të ndryshme, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Poloninë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Kolektivisht, ata kanë nisur dhjetëra sulme kibernetike, ndërsa çertifikatat i kanë pranuar “për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e aktiviteteve jetike të ushtrisë”.

Ndryshe, që nga fillimi i konfliktit, Ukraina ka inkurajuar hakerët vullnetarë për të sulmuar objektivat ruse.

Kristopher Kortright i njohur si “Voltage” kishte filluar të kryente sulme kibernetike kundër Rusisë që kur ajo nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

“Kam humbur punën time duke bërë këtë dhe kam shpenzuar të gjitha kursimet e jetës sime në ndjekje të një fitoreje për Ukrainën”, tha Kortright, duke theksuar marrëdhënien e fortë të grupit me ushtrinë ukrainase.

“Ata na dërgojnë ide dhe ne u dërgojmë atyre opsione”, shtoi Voltage.

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar një rritje të aktivitetit kibernetik. Grupe si Anonymous kanë shënjestruar shtetin rus me sulme përçarëse. Madje, në disa raste, hakerët kanë ndërhyrë edhe në radio dhe stacione televizive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori