LAJMI I FUNDIT:

Alphonso Davies do të injorojë ultimatumin e Bayern Munichut, Real Madridi në horizont

Alphonso Davies do të injorojë ultimatumin e Bayern Munichut, Real Madridi në horizont

Mbrojtësi i majtë i Bayern Munichut, Alphonso Davies, duket se është afër një lëvizjeje te Real Madridi këtë verë, pasi agjenti Nedal Huoseh sulmoi klubin bavarez për taktikat e tyre të negociatave.

22-vjeçarit kanadez i skadon kontrata në vitin 2025, dhe ndërsa Bayern dëshiron të rinovojë marrëveshjen e tij, ata kanë vendosur një afat deri në fund të muajit për të zgjidhur çështjen.


Ndërkohë Real Madridi qëndron në pritë, duke shpresuar të përfitojë nga situata në verë, pasi Bayerni e ka pasur të qartë se do të shesë nëse Davies nuk pranon një ofertë të re.

Bayern Munich i vendos afat Daviesit për ta sjell në tavolinë ofertën e Real Madridit
Lexo po ashtu Bayern Munich i vendos afat Daviesit për ta sjell në tavolinë ofertën e Real Madridit

Agjenti i lojtarit, Huoseh shpjegoi se menaxhimi i situatës nga Bayern ka bërë që palët të mos arrijnë një marrëveshje rinovimi deri tani.

“Nuk është e drejtë që ata të sulmojnë Alphonson tani. Ne ishim afër arritjes së një marrëveshjeje një vit më parë. Më pas u zëvendësua i gjithë drejtimi i klubit. Ne nuk dëgjuam asgjë për shtatë muaj. Edhe pse gjatë kësaj kohe u përpoqa të kontaktoja vetë klubin”, ka thënë fillimisht agjenti për Bild.

“Tani ata na japin një ultimatum dhe ne duhet të reagojmë pas dy javësh, sepse klubi është nën presion dhe ka marrë shumë kohë për të riorganizuar departamentin e tyre të menaxhimit? Kjo nuk është e drejtë”, përfundoi Huoseh.

Sipas Christian Falk të Bild, Bayern ka arritur në 14 milionë euro me ofertën e tyre të rinovimit, ndërsa Huoseh vazhdon të kërkojë 20 milionë euro në vit. Kampi i Davies nuk dëshiron t’i përgjigjet ofertës brenda afatit, dhe Real Madridi është në ‘pole-position’ nëse asgjë nuk ndryshon.

Davies është padyshim një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, dhe Real Madridi e ka dashuruar atë për pjesën më të mirë të një viti. Ndërkohë kërkesat e Davies për Bayernin thuhet se do të ishin afër dyfishit të asaj që do të fitonte në kryeqytetin spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori