LAJMI I FUNDIT:

“Varet nga klubi”, ylli i Barcelonës refuzon të mbyllë spekulimet për largim

“Varet nga klubi”, ylli i Barcelonës refuzon të mbyllë spekulimet për largim

Ylli i Barcelonës, Ronald Araujo vazhdon ta lërë të hapur të ardhmen e tij këtë verë, pasi uruguaiani është i lidhur me një largim nga klubi. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar është përshkruar më parë si ‘i paprekshëm’, por me Blaugranët që kanë nevojë për të ardhura nga shitjet këtë verë, Araujo është një nga asetet që do t’i lejonte ata të fitonin para të konsiderueshme.

Në afatin kalimtar të janarit, ai u lidh shumë me një kalim te Bayern Munich dhe nuk i mohoi bisedimet me skuadrën bavareze.

Bayern thuhet se kishte dy oferta për Araujo të refuzuara, por pritet të rikthehet për të në verë.


Barcelona ka refuzuar dy oferta të mëdha të Bayern Munichut për Araujon
Lexo po ashtu Barcelona ka refuzuar dy oferta të mëdha të Bayern Munichut për Araujon

Ndërkohë, Football Espaaa e kupton se Barcelona po punon për një marrëveshje të re për të, por se ka edhe shumë skuadra të Ligës Premier që qarkullojnë.

Pas mposhtjes 3-1 të Napolit në Ligën e Kampionëve, Araujo deklaroi se e ardhmja e tij nuk varet nga ai.

“E ardhmja ime varet nga klubi. Të gjithë e dinë që jam shumë i lumtur këtu te Barça. Dhe shumë mirënjohës për Xavin”, ka thënë Araujo për Sport.

Barcelona në bisedime me Araujon për të ardhmen pas interesimit nga Liga Premier
Lexo po ashtu Barcelona në bisedime me Araujon për të ardhmen pas interesimit nga Liga Premier

Araujo mund të jetë thjesht duke e futur topin në fushën e Barcelonës në lidhje me një negociatë për kontratën, por përgjigja e tij sigurisht që lë një mundësi largimi.

Ndoshta pyetja më e rëndësishme është nëse Barcelona mund të përballojë të refuzojë një ofertë të madhe për Araujo këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Boks
Liverpooli regjistron humbje të mëdha financiare, Klopp njëri nga shkaqet

Liverpooli regjistron humbje të mëdha financiare, Klopp njëri nga shkaqet

Premier League
Bayern Munichu humbet njërin nga lojtarët kryesorë, Arsenali synon transferimin

Bayern Munichu humbet njërin nga lojtarët kryesorë, Arsenali synon transferimin

Ndërkombëtare
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Rudiger u fut në zhveshtoren e Real Sociedadit pas ndeshjes dhe i provokoi ata në baza rajonale

Rudiger u fut në zhveshtoren e Real Sociedadit pas ndeshjes dhe i provokoi ata në baza rajonale

La Liga
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Kalo në kategori