Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde ka kritikuar Kosovën për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.
Ai në një intervistë për emisionin, “Kallxo Përnime”, ka shtuar se pa respektuar vendimet e gjykatës, Kosova s’mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
“Kosova është i vetmi shtet që nuk është anëtar në Evropë, edhe pse disa shtete rishtazi janë larguar, por se dallimi i vetëm ka të bëjë me mënyrën më të mirë se si të arrihet ky synim sa më shpejt që është e mundur dhe ne kemi thënë publikisht që Këshilli i Europës është organizatë e sundimit të ligjit dhe mos zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës suaj të Lartë është shkelje e qartë e sundimit të ligjit dhe jo mënyra më e mirë për ta arritur këtë synim sa më shpejt që është e mundur”, tha Rodhe.
“Kosova është shtet demokratik dhe në një shtet demokratik ju keni një garantues të kushtetutës e që është Gjykata Kushtetuese dhe kjo gjykatë ka nxjerr një vendim të plotfuqishëm dhe nëse doni të bëheni anëtarë të Këshillit dhe paraprakisht nuk silleni si duhet kjo nuk është receta për t’u bërë anëtar”, tha tutje ai.
Ai shtoi se, “Koha ka ardhur që të keni një situatë ku të gjitha palët, Prishtina, Deçani dhe Strasburgu do jenë fitues dhe kjo na tregon të gjitha, bëni atë tash dhe pastaj mund të merrni numër të konsiderueshëm të votave për t`u bërë anëtar i Këshillit”.
Sipas ambasadorit, nëse Kosova nuk e kalon Asamblenë Parlamentare kjo nuk është shenjë e mirë për marrjen e një vendimi të shpejtë.
“.. më lejoni të përsëris se dëshirojmë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës sepse ka një simpati shumë të madhe për Kosovën që ajo të bëhet anëtare por tani është në dorën e Kosovës ta bëjë pjesën e saj në rrugën për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe s’dua t’i përsëris thirrjet e të gjitha organizatave ndërkombëtare apo qeverive por se Deçani është një rast që duhet të kryhet”, tha ambasadori gjerman në Kosovë.
Ai ndër foli edhe për qëndrimin e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se nuk do ta respektojnë asnjëherë këtë vendim.
“Nuk dua të futem në debatin nëse kryetari i komunës ka të drejtë, çdo qytetar dhe çdo kryetar i Kosovës ka të drejtë mendimi apo kritike por në çdo shtet demokratik vendimet e gjykatës duhet të zbatohen dhe kjo është e tërë kjo është res judicata, diçka e përfunduar, çfarë politikanët thonë apo nuk thonë s’ka rëndësi por nëse vendimet e gjykatës nuk zbatohen kjo e minon autoritetin e gjykatës dhe mund t’i keni të gjitha mendimet e mundshme për atë nëse gjykata kishte të drejtë apo ishte e korruptuar, gjithashtu kishim diskutime të ngjashme në Gjermani kur në vitin 1994 Gjykata Kushtetuese vendosi që të gjitha shpronësimet e Stalinit gjatë periudhës 1945-1949 nuk mund të prekeshin, ishin miliona hektarë në Gjermaninë lindore, jo 24 hektarë por miliona hektarë dhe shumë njerëz nuk e mirëpritën vendimin e gjykatës por se vendimi u aprovua dhe zbatua. Këtu përfundon tregimi”, tha ndër tjerash Rohde.
Më 19.05.2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendosur për kthimin e 24 hektarëve tokë, Manastirit të Deçanit.Kërkesë e njejtë me të ambasadorit gjerman, është bërë edhe nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, më 23.01.2024.
Këtë vit bëhen dy vjet që kur Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.
Kjo organizatë luan rol të rëndësishëm në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian duke mbështetur vendet e interesuara në kryerjen e reformave në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për aq sa këto reforma janë të nevojshme për mbylljen e zgjerimit.
U themelua më 1949 dhe mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe të drejtat e minoriteteve në vendet anëtare. Organizata ndihmon vende të ndryshme në luftën kundër korrupsionit dhe terrorizmit dhe në zbatimin e reformave të nevojshme gjyqësore./Kallxo/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumbardh Salihu: Të rinjtë janë e ardhmja, duhet t’u ofrojmë kushte më të mira në Kosovë
Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!