LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet kriteri i Liverpoolit për trajnerin e ri, nuk mjafton vetëm një CV e mirë

Zbulohet kriteri i Liverpoolit për trajnerin e ri, nuk mjafton vetëm një CV e mirë

Liverpool janë në kërkim të zëvendësuesit të Jurgen Klopp, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Tekniku gjerman përmes një video-mesazhi në drejtim të tifozëve të klubit, kishte thënë se këtë vendim e ka marrë për arsye se po ndjehet se nuk ‘ka më energji’ për të vazhduar më tutje.


Melissa Reddy nga Sky Sports ka raportuar se kriteri i Liverpoolit për trajnerin e ri shkon përtej të qenurit trajner i klasit botëror.

Ka statistika që ndihmojnë për të përcaktuar aftësinë e kandidatëve për të përmirësuar gjendjen e ekipit, por “Të Kuqtë” nuk po shikojnë numrat.

"Po bën punë të shkëlqyer, janë të impresionuar me të në Gjermani" – Klopp flet për Alonson që shihet si pasardhës i tij te Liverpooli
Lexo po ashtu "Po bën punë të shkëlqyer, janë të impresionuar me të në Gjermani" – Klopp flet për Alonson që shihet si pasardhës i tij te Liverpooli

Trajneri i ri do të duhet të jetë në gjendje të krijojë një lidhje emocionale me tifozët, qytetin e Liverpoolit dhe klubin në përgjithësi.

Bordi i klubit është në kërkim të një personi me të cilin lojtarët, stafi dhe tifozët do të ndiheshin mirë.

Kandidati më i preferuar nga tifozët e Liverpoolit për këtë pozitë mbetet Xabi Alonso i cili momentalisht po bën punë të shkëlqyer tek Bayer Leverkuseni, por mbetet të shihet në fund të sezonit nëse do të arrijnë të sigurojnë shërbimet e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori