LAJMI I FUNDIT:

Në ëndërr iu shfaq se ku ishte groposur floriri, braziliani 71-vjeç hapi gropën 40 metërshe në kuzhinë – ra nga ajo dhe e pësoi me jetë

Në ëndërr iu shfaq se ku ishte groposur floriri, braziliani 71-vjeç hapi gropën 40 metërshe në kuzhinë – ra nga ajo dhe e pësoi me jetë

Ideja e thesarit të groposur dhe gjetja e tij është e përhapur në mesin e njerëzve në mbarë botën.

E ndërsa disa vetëm fantazojnë për gjetjen e tij, të tjerë nxitojnë të gjejnë flori dhe disa, për fat të keq, humbin jetën në një proces të tillë, transmeton Telegrafi.

Një fat të tillë e pati një pensionist nga Ipatinga e Brazilit, i quajtur Joao Pimenta de Silva, 71 vjeç, i cili ishte i fiksuar pas idesë së thesarit, i cili ra në një gropë 40 metra që kishte hapur më parë nën dyshemenë e kuzhinës – pasi kishte ëndërruar se ishte groposur floriri poshtë.


Tragjedia që solli vdekjen ndodhi më 5 janar. Fqinjët thonë se pensionisti u fiksua me idenë se ari ishte groposur thellë nën pronën e tij në komunën Ipatinga në shtetin brazilian të Minas, të cilin ai po përpiqej të gjente.

“Joao kaloi më shumë se një vit duke gërmuar gropën dhe punësoi shumë njerëz për të punuar në gërmim. Ai filloi duke paguar 70 realë brazilianë (rreth 12 euro) në ditë kur gropa ishte ende e cekët, por sa më thellë shkonte aq më shumë shpenzimet rriteshin. Në fund pagoi rreth 92 euro për këdo që hynte në vrimë dhe ndihmoi në heqjen e dheut”, tha kushëriri i tij Arnaldo da Silva për mediat lokale.

Fqinji tha se Joao pohoi se një ‘shpirt’ i tha në ëndërr se kishte ar thellë nën gur në kuzhinën e tij. Megjithatë, ndonëse u përpoq ta paralajmëronte për rrezikun e misionit të tij, njeriu fatkeq e shpërfilli atë.

Pas tragjedisë, në vendngjarje kanë mbërritur shpejt zjarrfikësit dhe autoambulanca, por vetëm kanë mundur të konfirmojnë vdekjen e tij.

Zjarrfikësit kanë konfirmuar se kanë marrë një telefonatë nga shtëpia atë ditë rreth orës 13:30 pasi pronari ka rënë nga një lartësi prej rreth 39 metrash, e cila ka zbritur në rreth 12 kate, por kur kanë mbërritur nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për t’i shpëtuar jetën.

Mediat lokale thonë se viktima besohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një platformë druri afër majës së vrimës, ndërsa përpiqej të dilte jashtë pas punës për të hequr ujin dhe baltën.

Raporte të tjera, megjithatë, pohojnë se ai ra nga luhatësja e fëmijëve që po përdorte për të hyrë në vrimë. Dhe shoku i tij, Antonio Wilson Costa, me të cilin punonte nuk mundi ta shpëtonte. Ai ishte dëshmitar i rënies dhe tha se ulësja e Silvës thjesht u lirua. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Kalo në kategori