LAJMI I FUNDIT:

Shembet një pjesë e shkollës në Rumani, nxënësit mbesin të ngujuar nën rrënoja – ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve

Shembet një pjesë e shkollës në Rumani, nxënësit mbesin të ngujuar nën rrënoja – ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve

Disa nxënës dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja, pasi një pjesë e një shkolle u shemb në qytetin rumun Odorhei Secuiesc!

Mediat raportojnë se muri i konviktit është shembur dhe katër fëmijë kanë mbetur të bllokuar nën një grumbull rrënojash. Zjarrfikësit janë në terren në kërkim të të mbijetuarve.


Për momentin, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë tre nxënës, ndërsa mjekët po luftojnë për jetën e një personi të lënduar, transmeton Telegrafi.

“Deri në këto momente, tre persona janë nxjerrë, njëri ishte i vetëdijshëm, i dyti ishte gjysmë i vetëdijshëm dhe i treti në gjendje të rëndë. Ata janë transportuar në spitalin komunal. Fëmijët janë 16 dhe 17 vjeç “, u tha nga ekipet e shpëtimit.

Mediat lokale raportojnë se është shembur një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë.

Zëdhënësja e këshillit bashkiak, Zorga Noemi, thotë se së fundmi në oborrin e internatit janë kryer punime për lidhjen e objektit me rrjetin e kanalizimeve, dhe se mund të kenë ndikuar në konstruktin e objektit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori