Është e lehtë të thuash: “Nuk kam paragjykime”, “nuk jam racist, kështu që kjo nuk më intereson”. Por, është shumë e vështirë të thuash: “Nuk mund të fajësohem për atë që ka ndodhur në të kaluarën, por mund t’ju sigurojë që kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen”.
A ka Kosova njerëz të tillë?
Unë besoj në Kosovë ka intelektualë të gatshëm që të mbrojnë të drejtat e njeriut!
Diskriminimi mund të marrë shumë forma, të cilat tashmë janë të njohura nga ligji dhe që sanksionohen në mënyra të ndryshme. Format më të zakonshme janë:
• Diskriminimi direkt – kur dy persona trajtohen ndryshe në një situatë të njëjtë dhe ky trajtim nuk mund të justifikohet ose arsyetohet.
• Diskriminimi indirekt – kur një rregull/politikë/ligj zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë, por në disfavor të një ose më shumë grupeve, pasi dështon që të marrë parasysh situatën e këtyre grupeve të veçanta.
• Diskriminimi strukturor – që bazohet në mënyrën se si është e organizuar shoqëria – kur vetë sistemi dëmton grupe të caktuara njerëzish. Diskriminimi strukturor funksionon përmes normave, rutinave, modeleve të qëndrimeve dhe sjelljeve që krijojnë pengesa në arritjen e barazisë reale ose mundësive të barabarta. Diskriminimi strukturor shpeshherë manifestohet si paragjykim institucional, me mekanizmat që vazhdimisht gabojnë në favor të një grupi dhe që diskriminojnë një grup tjetër apo të tjerët.
Sa nga ju mund të merrni ketë përgjegjësi dhe të dilni në mbrojtje të qytetarëve të cilët kanë më pak fat se ju. Qëllimi i fushatës “Të gjithë të ndryshëm – të gjithë të barabartë” shton vëmendjen dhe zgjon vetëdijen qytetare ndaj intolerancës dhe diskriminimit racor, si shkelje dhe abuzime të vazhdueshme dhe tinëzare të të drejtave të njeriut. Vetëdijesimi kundër racizmit dhe intolerancës ka thelluar kuptimin e këtyre çështjeve dhe ka mbështetur institucionet publike dhe shoqërinë civile për të ndërmarrë veprime, veçanërisht në nivel kombëtar kundër këtyre fenomeneve. Politikat dhe programet për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin në bazë të moshës, përkatësisë etnike, aftësisë, fesë, gjinisë ose orientimit seksual, janë bërë pjesë integrale e punës për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Civilizimi dhe vetëdija qytetare janë në pikëpyetje; integrimi evropian në pikëpyetje!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat