LAJMI I FUNDIT:

Draft-statuti për Asociacionin, Hajrullahu: Kurti dhe Bislimi duhet të japin sqarime, nuk është çështje që duhet të kalojë shpejt

Draft-statuti për Asociacionin, Hajrullahu: Kurti dhe Bislimi duhet të japin sqarime, nuk është çështje që duhet të kalojë shpejt

Partitë opozitare kanë pranuar draft-statutin për Asociacionin të propozuar nga Bashkimi Evropian, por që deri tani nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim mbi këtë draft-statut.

Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu në një lidhje për televizionin A2 CNN në Shqipëri, komentoi zhvillimet e fundit mbi draft-statutin.


Siç tha Hajrullahu, draft-statuti i pranuar nga partitë opozitare është ai i njëjti i cili ishte publikuar nga ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani.

Ai tha se te ky draft-statut janë disa dy tri çështje shumë problematike.

“Te drafti, janë dy-tri çështje, të cilat janë shumë problematike sepse mos mos harrojmë, ne kemi thënë në vazhdimësi që një Republika Srpska brenda Kosovës do ta defunksionalizonte shtetin e Kosovës, nëse kompetencat e këtij asociacioni do të jenë më të mëdha sesa që janë me ligjet ekzistuese të Kosovës. Pra, i bie që ne ta kemi një lloj “autonomie” brenda Kosovës dhe unë mendoj që këtu duhet të jetë debat dhe diskutimi në Kuvend dhe opinion”, theksoi ai.

Hajrullahu po ashtu tha se ka dilema edhe sa i përket çështjes së arsimit, shëndetësisë etj.

“Pra, ka në shumë fusha paralele, të cilat ata funksionojnë dhe marrin paga dhe shërben sipas sistemit serb  në Kosovë, pra institucione paralele”, pohoi mes tjerash ai.

Gjatë komentimit të zhvillimeve mbi draft-statutin e Asociacionit, Hajrullahu tha se beson që kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të bëjnë qartësime rreth draftit të cilat janë adresuar në Kosovë.

“Në anën tjetër, me propozimin për asociacionin këtu janë disa paqartësi të cilat besoj zoti Besnik Bislimi si zëvendëskryeministër që ka negociuar, zoti Albin Kurti si kryeministër dhe ky ekzekutiv duhet të na qartësojë, sidomos në Kuvend, ku ne duhet të kemi debatin, por edhe në publik, sepse kjo nuk është një çështje të cila duhet të kalojë shpejt”.

“Ajo çfarë është e mira e krejt kësaj është që pastaj fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Sikurse herën e kaluar që Gjykata Kushtetuese shpëtoi Kosovën nga ajo situatë, po besoj që e njëjta do të ndodhë edhe edhe në të ardhmen. Dhe kjo është mirë që kjo çështje do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese …”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori