LAJMI I FUNDIT:

Kosova për herë në takimin e liderëve të COP-it, të gjitha takimet që zhvilloi Osmani atje

Kosova për herë në takimin e liderëve të COP-it, të gjitha takimet që zhvilloi Osmani atje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë punimeve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike, ka zhvilluar një serë takimesh me personalitete të njohura.

Osmani është takuar me të Dërguarin e Posaçëm Presidencial të Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe ish-Sekretarin i Shtetit, John Kerry.

Teksa ka njoftuar për takimin, presidentja ka bërë të ditur se ish-sekretarin Kerry e ka informuar për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë.


Osmani takon ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry – flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Lexo po ashtu Osmani takon ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry – flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Ajo e ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes amerikane për stabilitet të qëndrueshëm.

“Në COP28 takova sekretarin John Kerry dhe e informova për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovën duke theksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Presidentja e Kosovës është takuar edhe me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

“Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe në rajon. Danimarka është një mik i vlefshëm për Kosovën, dhe i gëzohemi punës së përbashkët për të përballuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në “X”.

Gjatë punimeve të konferencës, presidentja është takuar edhe me kryeministrin e Sao Tome, Patrice Trovoada, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Patëm një diskutim të mirë se si mund të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerë anembanë globit”, ka shkruar më tej ajo.


Po ashtu, Osmani është takuar edhe me homologun e saj të Indonezisë, Joko Ëidodo.

“Theksova potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Indonezisë në dobi të popujve tanë paqedashës dhe se si mund të kontribuojmë së bashku në adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, është shprehur ajo.

Në kuadër të takimeve në COP28, në Dubai, Osmani është takuar edhe me kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Fiala.

Ajo me këtë rast ka theksuar se Republika Çeke është një aleate e rëndësishme e Kosovës dhe një mbështetëse e flaktë e rrugës euroatlantike të vendit tonë.

“Gjatë COP28, falënderova kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shprehëm angazhimin tonë për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani.

COP është konferencë e rregullt vjetore e nivelit të lartë e organizuar nga OKB-ja, me fokus në ndryshimet klimatike.

Kjo është hera e parë që Kosova ftohet në takimin e liderëve të COP-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori