Krerët e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA) dhe Mossad-it të Izraelit, u takuan dje me kryeministrin e Katarit në Doha për të diskutuar hapat e ardhshëm pas një zgjatje dyditore të armëpushimit midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, tha për Reuters një burim i informuar për vizitën.
Takimi, tha ai, ishte për të “ndërtuar përparimin e marrëveshjes për pauzën e zgjatur humanitare dhe për të nisur diskutime të mëtejshme për fazën tjetër të një marrëveshjeje të mundshme”, tha burimi për Reuters.
Burimi, megjithatë, thekson se rezultati i bisedës ishte i paqartë, transmeton Telegrafi.
Drejtori i CIA-s, William Burns ishte në Doha “për takime mbi konfliktin Izrael-Hamas, duke përfshirë diskutimet për pengjet”, tha një zyrtar amerikan i cili foli në kushte anonimiteti.
Ndryshe, Katari, i cili pret disa liderë politikë të Hamasit, po udhëheq negociatat mes grupit militant palestinez dhe Izraelit.
Në takim, zyrtarët diskutuan për parametrat e mundshëm të fazës së re të marrëveshjes së armëpushimit. Gjithashtu, theksohet, se ata morën parasysh se çfarë duhej për të arritur një armëpushim që do të zgjaste më shumë se disa ditë.
Përpara takimit të lartpërmendur, zyrtarët e Katarit folën me përfaqësuesit e Hamasit për të marrë një pasqyrë se çfarë mund të binte dakord grupi. Izraelitët dhe Hamasi tani po diskutojnë së brendshmi idetë e eksploruara në takim, shtoi burimi.
Armëpushimi solli pushimin e parë në Rripin e Gazës në shtatë javë, gjatë së cilës Izraeli bombardoi rëndë territorin në përgjigje të një tërbimi të dhunshëm nga persona të armatosur të Hamasit, më 7 tetor. Më pas ata vranë rreth 1,200 njerëz dhe morën peng 240 tjerë.
Izraeli, nga ana tjetër, synon të shkatërrojë Hamasin, i cili sundon Gazën. Autoritetet shëndetësore në Gaza theksojnë se gjatë bombardimeve izraelite të territorit të vogël, me popullsi të dendur, u vranë më shumë se 15 mijë persona, nga të cilët rreth 40 për qind ishin fëmijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPriste të kalonte nga Meksika në SHBA, emigrantja kolumbiane shpërthen në lot kur mëson së Trump ndaloi aplikacionin e hyrjes në kufi
OBSH i përgjigjet Trumpit, pas vendimit të tij që SHBA të largohet nga kjo organizatë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje
Numri i të vdekurve shkon në 66, detaje dhe pamje të tjera të zjarrit në një restort skijimi në Turqi
Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë - i godet me shkop dhe elektroshok
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë