LAJMI I FUNDIT:

Kritikët e qeverisë së Serbisë në shënjestër të ‘spyware të nivelit ushtarak’, dyshohet se u sponsorizuan nga shteti – The Guardian sjell detajet

Kritikët e qeverisë së Serbisë në shënjestër të ‘spyware të nivelit ushtarak’, dyshohet se u sponsorizuan nga shteti – The Guardian sjell detajet

Kritikët e qeverisë nacionaliste të Serbisë, të cilët kanë dokumentuar korrupsionin endemik të vendit, janë shënjestruar me “spyware të nivelit ushtarak” në fillim të këtij viti, sipas gjetjeve të reja nga studiuesit e sigurisë.

Përpjekja për hakimin e dy aktivistëve serbë pro-demokracisë – të cilët kanë kërkuar të mos përmendet emri i tyre, për shkak të sigurisë së tyre – përfundimisht nuk ishte e suksesshme sepse iPhone-ët e Apple të të dy individëve ishin përditësuar me softuerin më të fundit iOS, për të cilin studiuesit thanë se mbronte pajisjet nga një infiltrim i tillë, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Sipas mediumit britanik, individët u njoftuan fillimisht për tentativën e hakimit nga Apple, e cila u dërgoi të dyve një alarm se mund të ishin shënjestruar nga një aktor i sponsorizuar nga shteti.


Dhe paralajmërimi u konfirmua më vonë pas hetimeve nga studiuesit në Access Now, Fondacioni Share në Serbi, Citizen Lab në Shkollën Munk në Universitetin e Torontos dhe Amnesty International.

Gjetjet vijnë vetëm disa muaj pasi studiuesit zbuluan se gazetarët rusë që janë kritikë ndaj Vladamir Putin dhe që jetojnë në Bashkimin Evropian ishin gjithashtu në shënjestër të spyware.

Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian kanë kërkuar të avancojnë politika që do të frenonin përdorimin e spyware, por shfaqja e rasteve të reja brenda bllokut tregon një gatishmëri të dukshme nga disa qeveri evropiane për të vazhduar përdorimin e spyware për të shtypur dhe frikësuar kritikët politikë, vlerëson shkrimi i The Guardian.

Natalia Krapiva, këshilltare juridike teknologjike në Access Now, tha: “Këto gjetje janë jashtëzakonisht shqetësuese për sundimin e ligjit dhe demokracinë në Serbi. Përdorimi i pakontrolluar i spyware komercial është helm jo vetëm për të drejtat e njeriut, por edhe për sigurinë dhe institucionet demokratike në çdo vend”.

Studiuesit zbuluan se serbët ishin shënjestruar rreth një minutë larg njëri-tjetrit në ose rreth datës 16 gusht të vitit 2023.

Access Now dhe Citizen Lab zbuluan gjurmë të tentativës së sulmit, i cili kërkonte të përfitonte nga një dobësi e mundshme në aplikacionin HomeKit të iPhone.

Studiuesit në rastin serb nuk mund të konfirmojnë përfundimisht se çfarë lloj spyware është përdorur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori