LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e armatosur në Suharekë, rrëzimi i Ligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore dhe vizita e Stoltenbergut – top lajmet e javës

Grabitja e armatosur në Suharekë, rrëzimi i Ligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore dhe vizita e Stoltenbergut – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas një grabitje e armatosur ndodhi në Suharekë, ku cak i vjedhjes ishte një argjendari.  Nga të shtënat me armë nga personat e dyshuar një polic është plagosur dhe një tjetër është lënduar.

Po gjatë kësaj jave, Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin, përmes së cilës u bë e ditur se është rrëzuar Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Ndërkaq, në fillim të javës për vizitë në Kosovë ishte sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili foli për sigurinë, dialogun e Asociacionin.


Grabitja e armatosur në Suharekë – vendosja e pengesave në rrugë, vjedhja e targave dhe arratisja e të dyshuarve

Të mërkurën një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në Suharekë rreth orës 15:45, ku si pasojë një polic u plagos dhe një tjetër u lëndua gjatë aksionit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit, duke njoftuar se me të marr informatën për një rast grabitje e armatosur”, që ishte në zhvillim e sipër në një argjendari, në rrugën Brigada 123, në Suharekë, patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, duke mbërri shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe duke hasur grabitësit në aksion.

“Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur. Posa patrulla policore ka mbërri në vendin e ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit”, thuhet në njoftim.

Pamje të përleshjes së armatosur mes policisë dhe grabitësve në Suharekë
Lexo po ashtu Pamje të përleshjes së armatosur mes policisë dhe grabitësve në Suharekë

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, vijon njoftimi i Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me drejtoritë tjera rajonale thonë se janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkretisht identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Gjendet një veturë e cila dyshohet se u përdor në grabitjen e armatosur në Suharekë
Lexo po ashtu Gjendet një veturë e cila dyshohet se u përdor në grabitjen e armatosur në Suharekë

Nga grabitja e armatosur shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro.

Lidhur me grabitjen e armatosur, drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu ka dhënë detaje shtesë, gjersa tregoi se targat e veturës kanë rezultuar të vjedhura diku në Prishtinë.

“Grabitësit kanë arritur të marrin një sasi të arit në argjendari, pronari nuk është i lënduar, ka pasur shkëmbim zjarri në mes policisë e grabitësve, një polic ka gjuajt në drejtim të grabitësve, është i lënduar në krah por jo si pasojë e armës”, ishte shprehur Aliu.

Grabitja e armatosur në Suharekë

Ndërkaq, të premten është gjetur një veturë nga Policia e Kosovës në fshatin Jezerc, e cila dyshohet se është përdorur për grabitjen e armatosur në Suharekë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Sipas tij, njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore.

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore

Gjykata Kushtetuese të premten publikoi aktgjykimin për Ligjin lidhur me masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, ligj ky që ishte dërguar në Kushtetuese nga 10 deputetë të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas njoftimit thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO 173/22, me parashtrues Arben Gashi dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të parashtruar në Gjykatë bazuar në përcaktimet e paragrafit 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

“Gjykata ka vendosur (i) njëzëri të shpallë kërkesën e pranueshme; (ii) të konstatojë, me shtatë (7) vota për dhe një (1) kundër, se paragrafët 2 dhe 4 të nenit 4 (Produktet Themelore), paragrafi 2 i nenit 5 (Masat e përkohshme mbrojtëse), paragrafët 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 9 të nenit 8 (Vendimmarrja) dhe paragrafi 2 i nenit 9 (Mbikëqyrja dhe sanksionet) të  Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat], nenin 10 [Ekonomia] dhe paragrafin 5 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) të konstatojë, me shtatë (7) vota për dhe një (1) kundër, se neni 10 (Hyrja në fuqi) i Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 1 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iv) të shpallë të pavlefshëm, me shtatë (7) vota për dhe një (1) kundër, në tërësinë e tij, Ligjin nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg; dhe (iv) të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masën e përkohshme”, thuhej në njoftim.

Aktgjykimin e plotë mund ta lexoni këtu:

Çfarë tha Stoltenberg gjatë vizitës në Prishtinë, e çka presidentja Osmani

Në fillim të javës që po lëmë për vizitë në vendin tonë ishte sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai gjatë vizitës në Kosovë u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin  Kurti.

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për mbajtjen përgjegjës të atyre që ishin përgjegjës për sulmet e 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Stoltenberg ka pohuar se trupat e KFOR-it do të vazhdojnë të jenë të angazhuar dhe gati për të kryer detyrat e tyre, dhe ka shprehur mbështetjen e tij për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në shtator, incidentet e dhunshme në veri të Kosovës na kujtuan rrezikun e një konflikti më të madh që mund të shpërthejë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një sulmi në maj, 93 ushtarë të NATO-s u plagosën seriozisht, disa prej tyre iu nënshtruan plagëve që do t’i shoqërojnë për gjithë jetën. Sulmet e tilla janë të papranueshme dhe kërkojmë që përgjegjësit të mbahen llogaridhënës”, deklaroi Stoltenberg.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ai gjithashtu theksoi se vendosja e forcave të Policisë së Kosovës në veri duhet të bëhet vetëm pas konfirmimit nga NATO, për të garantuar paqen dhe sigurinë e rajonit.

“NATO mbështet dialogun BE-ndërmjetësuar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe është e rëndësishme që të dyja palët të angazhohen ndershëm në këtë proces. Përparimi i fundit për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe stabilitetit afatgjatë në rajon,” shtoi Stoltenberg.

Stoltenberg mirëpriti draft-statutin e ri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Themelimi i Asociacionit do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të raporteve dhe drejt paqes së qëndrueshme në rajon”, tha Stoltenberg.

I pyetur për mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe, Stoltenberg tha se për këtë kërkohet vendim unanim i të gjithë anëtarëve të aleancës.

Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjatë konferencës për media në Prishtinë, tha se po ashtu se po zhvillohen diskutime mbi mundësinë e një rritjeje të përhershme të kontingjentit ushtarak të aleancës në Kosovë.

Vizita e Stoltenbergut në Ballkan: Rriafirmim i angazhimit të NATO-s për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon
Lexo po ashtu Vizita e Stoltenbergut në Ballkan: Rriafirmim i angazhimit të NATO-s për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon

Ndërkaq, e para e shtetit, Vjosa Osmani, në konferencë për media me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur edhe për marrëveshjen me NATO-n për moszbarkimin e FSK-së në veri.

Ajo thotë se marrëveshja e nënshkruar ishte e pafavorshme për Kosovën.

“Marrëveshjen e vitit 2013 e kemi trashëguar nga kryeministri i asaj kohe me sekretarinë NATO-s në atë vit. Nuk ka qenë marrëveshje në interes të Kosovës, por Kosova është vend serioz që mbi të gjitha e respektojmë NATO-n si aleancë që e siguron vendin tonë. NATO janë partnerët tanë në mbrojtje të Kosovës. Edhe atë marrëveshje e shohin në këtë suaza”.

Osmani ka thënë se përgjegjësi i parë për sigurinë në Kosovë është Policia e Kosovës, i dyti EULEX-i dhe i treti NATO. “E tha edhe Sekretari Stoltenberg që NATO nuk mund ta marrë rolin e Policisë së Kosovës”, deklaroi tutje Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori