Nga: Musab Younis ligjërues i politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Queen Mary” të Londrës dhe autor i librit On the Scale of the World: The Formation of Black Anticolonial Thought / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Kur ministri izraelit i Mbrojtjes më 9 tetor deklaroi se në “rrethimin e plotë” të Gazës së bllokuar “nuk do të ketë energji elektrike, ushqim, ujë, karburant”, dhe kur 2.3 milionë banorët e saj i quajti “kafshë njerëzore”, asnjë reagim i vetëm nuk ndodhi nga ndonjë zyrtar i ndonjë kryeqyteti perëndimor. Është e lehtë t’i shohësh palestinezët si të vetmuar kundër sulmit ushtarak të Izraelit. Egjipti dhe Izraeli, që janë në paqe që nga viti 1980, bashkërisht po e bllokojnë Gazën. Në vitet e fundit, qeveritë autoritare të rajonit të mbështetura nga ShBA-ja, si Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin – pa asnjë përfitim për palestinezët. Praktikisht, është zhdukur mbështetja e madhe që pesë dekada më parë palestinezët morën prej qeverive arabe.
Megjithatë, në shkallë globale ka mbështetje të madhe për vetëvendosjen palestineze dhe dënohet sulmi i fundit i Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë. Aktualisht, 139 nga 192 shtete – ose 72 përqind e vendeve anëtare të OKB-së – e njohin Palestinën, përkundër qejfeve të ShBA-së dhe të Izraelit. Kjo përbën pothuajse të gjithë Azinë, Amerikën Latine dhe Afrikën – së bashku me disa vende evropiane, si Suedia. Vendet e fundit përfshijnë Meksikën që ua dha fundin dekadave të besnikërisë ndaj ShBA-së, duke e njohur Palestinën në qershor.
Kjo njohje ka efekte të kufizuar për palestinezët, qoftë për ata që jetojnë në Palestinën historike apo ata në mërgim. Por, flet për një ndarje më të gjerë të opinionit botëror. Për çështjet kyçe të politikës dhe ekonomisë ndërkombëtare, ekziston një hendek midis një grupi të vogël të ish-fuqive koloniale dhe pjesës tjetër të botës. Ndarja globale në çështjen palestineze është pothuajse ndarja e madhe e G77-ës kundrejt G7-ës.
G77 u themelua në vitin 1964, për të përfaqësuar interesat ekonomike dhe politike të vendeve në zhvillim në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine, dhe që atëherë është zgjeruar në 135 vende. Një dekadë më vonë, G7-a u krijua si forum për të çuar përpara interesat e shtatë shteteve më të pasura në botë. Përbëhet nga katër vendet e Evropës Perëndimore, nga ShBA-ja, Kanadaja dhe Japonia (BE-së gjithashtu i është dhënë vendi i tetë i nderit).
Derisa shtetet e G77-ës në masë të madhe mbështesin të drejtën palestineze për vetëvendosje, asnjë anëtar i vetëm i G7-ës këtë nuk po e bën. Gjashtë nga nëntë partnerët kryesorë tregtarë të Izraelit janë në G7. Tri burimet kryesore të importit të armëve të Izraelit janë shtetet e G7-ës. Po ashtu, G7 vazhdimisht ka kundërshtuar thirrjet për armëpushim në Gazë. Më 27 tetor, kur një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së bënte thirrje për armëpushim urgjent në Gazë, ajo kaloi me shumicën dërrmuese – me 121 vota. Franca ishte i vetmi shtet i G7-ës që votoi pro.
Për shumë njerëz në Jugun Global, ekzistenca e G7-ës përfaqëson një histori të gjatë të arrogancës racore dhe perandorake. “Një pjesë kaq e vogël e popullsisë njerëzore nuk duhet të lejohet të flasë për të gjithë ne”, deklaruan në fillim të këtij viti nga Instituti Trikontinental për Kërkime Sociale. Drejtori i përkohshëm ekzekutiv i Oxfam International, Amitabh Behar, vuri në dukje se “vendet e pasura të G7-ës pëlqejnë të paraqiten si shpëtimtarë” porse “luajnë sipas një grupi të rregullave, teksa ish-kolonitë e tyre detyrohen të luajnë sipas një grupi tjetër”. Lidhja e ngushtë e Izraelit me G7-ën ushqen idenë se është i lidhur me neokolonializmin perëndimor në botën arabe.
Në të gjithë Jugun Global, kundërshtimi ndaj Izraelit është gjithashtu i lidhur me historinë e tij të bashkëpunimit me shtetet represive në Amerikën Latine, në Azi dhe në Afrikë. Në Amerikën Latine, Izraeli me armë furnizoi qeverinë e Guatemalës – gjatë gjenocidit të majave në fund të viteve 1970; ishte furnizuesi kryesor i armëve për diktaturën e Pinochetit në Kili; armatosi diktaturën e Somozas në Nikaragua, mbështeti represionin ushtarak në El Salvador dhe në Argjentinë, si dhe armatosi shtetin meksikan në luftën e tij kundër rebelimit indigjen të zapatistave.
Në Afrikë, Izraeli mbështeti regjimet e pakicës së bardhë teksa ata përballeshin me izolimin e shtuar ndërkombëtar. Gjatë viteve 1970, Izraeli zhvilloi marrëdhënie të ngushta me aparteidin e Afrikës së Jugut dhe mbeti një nga mbështetësit më të fortë të vendit gjatë viteve 1980. Izraeli gjithashtu vazhdoi të tregtonte me regjimin racist në Rodezi, pasi OKB-ja vendosi sanksione ndaj vendit në vitin 1967, ndërsa ia shiti armët diktaturës së Mobutus në Zaire.
Krahas aktiviteteve të tjera në Azi – tregtia me diktaturën e Suhartos në Indonezi dhe diktaturën e Marcosit në Filipine, duke zgjeruar bashkëpunimin e saj ushtarak me qeverinë nacionaliste hindu të Modit në Indi (që është bërë blerësi më i madh në botë i armëve izraelite) dhe shitjen e armëve për juntën e Mianmarit – Izraeli në pjesën më të madhe të Jugut Global ka reputacionin e aleatit këmbëngulës të qeverive represive që kërkojnë të shkatërrojnë betejat dhe lëvizjet popullore. Në këtë kontekst është parë historia e deklaratave raciste të zyrtarëve izraelitë. Për shembull, në vitin 2006, ambasadori izraelit ka thënë se “Izraeli dhe Australia janë simotra në Azi” sepse “Azia në thelb është raca e verdhë”, ndërsa “Australia dhe Izraeli janë … në thelb raca e bardhë”.
Lufta aktuale e Izraelit në Gazë është bërë shembull tjetër i hendekut të madh që është shfaqur midis G7-ës dhe pjesës tjetër të botës. Izraeli nuk ka gjasa të përfitojë nga lidhja e tij e gjatë me ish-fuqitë perandorake. Nëse kriza aktuale e ka afruar Izraelin dhe më shumë pranë G7-ës, ajo gjithashtu e ka rritur ndjenjën e tjetërsimit që shumica dërrmuese e popullsisë së botës ndjen ndaj elitës së vogël që për vetveten e pretendon fuqinë për ta sunduar botën. Mbështetja e pandërprerë e shteteve të fuqishme për Izraelin – teksa kryen atë që një ish-zyrtar i OKB-së e quajti “rast i manualit të gjenocidit” në Gazë – ka kontribuar në ndjenjën e shtuar se rendit aktual ndërkombëtar po i mungon legjitimiteti. Të martën e kaluar, në OKB, përfaqësuesi indonezian tha se bota po shkonte drejt një “gremine të ligjit ndërkombëtar”.
Në historinë e shekullit të kaluar, opinioni i shumicës së njerëzve zakonisht ka gjetur një mënyrë për të formësuar politikën përmes presionit dhe aktivizmit publik – në Vietnam, Afrikën e Jugut, Algjeri dhe Rodezi (tani Zambia dhe Zimbabve) – pavarësisht kundërshtimit të shteteve të Perëndimit. Që tash mund të jemi dëshmitarë të një momenti të tillë. Siç shkroi Ahmad Ibsais – një palestinezo-amerikan që javën e kaluar ka marrë pjesë në një demonstratë në Uashington: “Një valë po vjen. Njerëzit më nuk janë të hutuar se kush është shtypësi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje