LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Banjskë dhe përfshirja e Radoiçiqit – çfarë deklaruan zyrtarët amerikanë dhe evropianë për ekstradimin e tij në Kosovë?

Sulmi në Banjskë dhe përfshirja e Radoiçiqit – çfarë deklaruan zyrtarët amerikanë dhe evropianë për ekstradimin e tij në Kosovë?

Janë bërë më shumë se një muaj nga sulmi terrorist që ndodhi ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit. Në sulmin e 24 shtatorit mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku dhe u plagos pjesëtari tjetër i PK-së, Alban Rashiti.

Më pas në përleshjet që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.


Përmes një letre publike më 29 shtator, Milan Radoiçiq njoftoi se kishte dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të Listës Serbe dhe pranoi se “personalisht” ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Momenti kur grupi terrorist i Radoiçiqit gjuajnë me kallashnikovë e zollë policinë e Kosovës në Banjskë
Lexo po ashtu Momenti kur grupi terrorist i Radoiçiqit gjuajnë me kallashnikovë e zollë policinë e Kosovës në Banjskë

E çështja e ekstradimit të terroristëve serbë që morën pjesë në sulmin në Banjskë, është diskutuar sërish.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier gjatë një diskutimi në “Altantic Council” është pyetur për çështjen e ekstradimit të Radoiçiqit në Kosovë, kërkesë kjo e bërë nga autoritetet kosovare.

Hovenier u shpreh se në sistemin e SHBA-ve një gjë e tillë do të kishte bazë të mjaftueshme për të proceduar me çështje kriminale.

“Radoiçiq e bëri të ditur përmes avokatit që ka qenë prezent dhe organizues i sulmit. Në sistemin e ShBA-së, do të kishte bazë të mjaftueshme për të proceduar me një çështje kriminale, nuk jam prokuror apo avokat. Ne besojmë që Radoiçiq është në mesin e njerëzve që duhet të mbahet përgjegjës, dhe presim që kjo të ndodhë”, u shpreh tha ai.

Për çështjen e ekstradimit të Milan Radoiçiqit ka folur edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Von Cramon në një intervistë për “Euronews Albanian”, ka përmendur sulmin në Bajnskë të Zveçanit, duke kërkuar veprim nga BE-ja për vendosje të sanksioneve ndaj Serbisë.

“Ka një ndikim të qartë, por nëse ne ndalojmë paratë për Serbinë, ky do të ishte vendim shumë i butë për Vuçiqin. Vuçiq do jetë para zgjedhjeve dhe gjëja me e keqe që mund t’i ndodh se pse BE pezulloi fondet dhe pse mori masa ndaj tij. Nëse s’ka bashkëpunim, s’ka ekstradim, nëse s’ka transparencë, BE-ja s’duhet të flasë por edhe të veprojë, dhe shpresoj se disa prej tyre do t’i shohim së shpejti”, deklaroi ajo.

Milan Radoiçiq është marrë në pyetje nga autoritetet serbe më 3 tetor lidhur me zhvillimet në Banjskë, ndërsa është liruar nga mbajtja më 4 tetor.

Me vendim të gjykatës i është ndaluar shkuarja në Kosovë. Radoiçiq akuzohet në Serbi për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

Por ai e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit - Bosnja nuk po i heton pretendimet se Radoiçiq ka siguruar armë nga Tuzlla
Lexo po ashtu Sulmi terrorist i 24 shtatorit - Bosnja nuk po i heton pretendimet se Radoiçiq ka siguruar armë nga Tuzlla

Në dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit e ka sanksionuar Radoiçiqin, bashkë me Zvonko Vesellinoviqin, vëllain e tij, Zharkon, dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta.

Një vit më vonë, më 2022, Radoiçiqi është sanksionuar edhe nga Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të skemës së saj për luftim të korrupsionit në nivel global.

Kujtojmë se pas sulmit në Banjskë të komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës ka ekspozuar një arsenal të madh armësh të konfiskuar.

Mes tjerash ka pasur raketahedhës, granatahedhës, pushkë automatike, snajperë, automjete ushtarake, eksplozivë dhe detonatorë, mina kundër tankeve dhe kundër personelit e të ngjashme.

Shumica e armëve kanë qenë të prodhuara në fabrikat serbe dhe ish-jugosllave të armëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori