Këtë duhet ta bëni çdo dhjetë vjet: Një psikiatër zbulon se çfarë nevojitet për lumturinë dhe ne shpesh e harrojmë atë
Edhe kur jeni të suksesshëm, ndonjëherë mund të ketë pakënaqësi dhe ndjenjë mosplotësimi
Psikiatri thotë se arsyeja është e qartë.
Nasser Gaemi, profesor i psikiatrisë në Qendrën Mjekësore Tufts, në Boston, tha kohë më parë se ai beson se “suksesi në vetvete është pengesa më e madhe për sukses”.
Në një intervistë për portalin Psychology Today, ky specialist shpjegoi se njerëzit që bëhen shumë të suksesshëm në një fushë të caktuar, ndalojnë së përparuari dhe janë të pakënaqur dhe të paplotësuar.
Siç shtoi ai, për të vazhduar përparimin dhe zhvillimin, është e nevojshme të ndryshojmë një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë çdo dhjetë vjet. Mund të jetë një punë, një hobi apo diçka e ngjashme që mbulon një pjesë të madhe të jetës sonë, transmeton Telegrafi.
Siç theksoi ai, ndryshimi është diçka që mund të na sjellë një ndjenjë më të madhe të të qenit i shpërblyer dhe të na bëjë më të lumtur sesa kur jemi vazhdimisht në të njëjtin vend dhe bëjmë atë që jemi mësuar.
– Duhet të ndryshoni atë që bëni apo si jetoni çdo dhjetë vjet – beson Dr. Gaemi.
Nëse gjërat shkojnë keq, ai beson se duhet bërë një ndryshim domethënës pas pesë vitesh. Megjithatë, nëse jeni të kënaqur, për shembull me karrierën tuaj, koha për një ndryshim është maksimumi pas 15 vjetësh.
– Shumë shpesh mendojmë se duhet t’i ndryshojmë gjërat nëse nuk po shkojnë mirë ose nëse nuk kemi sukses në një farë mënyre. Është e vërtetë. Por ne nuk e kuptojmë se duhet të ndryshojmë diçka edhe kur arrijmë sukses – thotë doktor Nassr Gaemi.
Ai vëren se ne nuk duhet të ndihemi të mbërthyer në një fushë, por se e vetmja mënyrë për të përparuar është duke u përballur vazhdimisht me sfida të reja.
Siç thotë dr. Gaemi, ai dëshmoi se si vajza e tij, e cila sapo kishte mbaruar kolegjin në atë kohë, luftoi për të zgjedhur rrugën që do të ndiqte sepse e shihte punën që do të zgjidhte si diçka që do ta bënte përgjithmonë.
Ai shtoi se disa njerëz “ngecin” në fusha të caktuara sepse janë të suksesshëm dhe nuk mendojnë për faktin se mund të jenë edhe më të mirë në diçka tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje