Duke ngrënë këto ushqime mund ta përshpejtoni rritjen e flokëve
Flokët rriten një centimetër në muaj, por ka njerëz që kanë predispozita gjenetike për rritje më të ngadaltë të flokëve. Për shkak të kësaj, shumë prej tyre kërkojnë produkte dhe maska të ndryshme kozmetike, por gjithashtu vendosin ta ndryshojnë dietën për ta përmirësuar rritjen e flokëve.
Ushqimi dhe kujdesi i duhur janë jashtëzakonisht të rëndësishme nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë të shëndetshme dhe të trasha. Trashësia e flokëve varet nga mosha e personit, por edhe nga mënyra e jetesës. Konsumimi i tepërt i alkoolit, pirja e duhanit dhe stresi kanë një efekt të keq në flokë. Gjithashtu, tharëset e flokëve dhe mjetet e stilimit mund t’i dëmtojnë flokët.
Nëse keni probleme me rënien e flokëve dhe dëshironi ta përmirësoni rritjen, ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale esenciale do të jenë shumë të dobishme për ju.
Duke konsumuar pesë ushqimet e mëposhtme, mund ta nxitni rritjen, por edhe t’i bëni flokët më të fortë dhe më të dendur:
Kamomili
Kamomili është një bimë mjekësore që më së shpeshti konsumohet si çaj dhe rekomandohet për pacientët që vuajnë nga çrregullimet e lukthit, ngërçet, dhimbjet e stomakut, si dhe është i mirë edhe për qetësim. Megjithatë, kjo bimë e çmuar është e pasur me antioksidantë dhe zink, të cilët rivendosin folikulat dhe në këtë mënyrë parandalojnë rënien e flokëve. Falë tyre, flokët rriten më shpejt dhe bëhen më të shndritshëm.
Kastraveci
Edhe pse është përbërësi kryesor në sallata, kastraveci përdoret shpesh edhe për kujdes. Është gjithashtu pjesë përbërëse e preparateve të shumta kozmetike. Ai përmban antioksidantë të tillë si vitamina C, mangan dhe beta karoten dhe flavonoide të shumta, të cilat të gjitha mund të jenë të dobishme në mbrojtjen e folikulave. Kastravecat janë gjithashtu një burim i mirë i silikonit, një mineral që gjendet në indin lidhës dhe nxit rritjen e flokëve.
Spinaqi
Nëse vuani nga mungesa e hekurit, kjo mund të shkaktojë rënie të flokëve. Kur niveli i hekurit në gjak është i ulët, oksigjeni dhe lëndët ushqyese nuk arrijnë në destinacionet e tyre përfundimtare, dhe kështu folikulat e flokëve janë të privuar nga lëndët ushqyese, gjë që rezulton në një ulje të rritjes së flokëve. Gjithashtu, mund të ketë hollim të flokëve, por edhe rënie të shtuar. Prandaj, është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me hekur, veçanërisht spinaq. Përveç hekurit, spinaqi përmban vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminën K, vitaminën C, folate, mangan, magnez, bakër dhe beta karoten. Spinaqi vepron edhe si një antioksidant, pasi është burim i flavonoideve dhe karotenoideve.
Agrumet
Vitamina C është e nevojshme për funksionimin normal të trupit, ndihmon në përthithjen më të shpejtë të hekurit, por gjithashtu nxit rritjen e flokëve. Njerëzit që konsumojnë një sasi të mjaftueshme të vitaminës C kanë flokë të fortë, të dendur dhe të shëndetshëm. Nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm dhe të harlisur, konsumoni sa më shumë portokall, limon dhe agrume të tjera.
Frutat arrore
Një aleat i shëndetit tonë janë padyshim frutat arrore, të cilat janë të pasura me acide omega-3 yndyrore dhe janë të nevojshme për funksionimin normal të trupit tonë. Acidet omega-3 yndyrore kanë një efekt mbrojtës në shëndetin e sistemit kardiovaskular, por edhe në sistemin e tretjes. Megjithatë, konsumimi i arrave mund të ndihmojë në reduktimin e rëniës së flokëve dhe përmirësimin e rritjes së tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës
Dashuri apo obsesion?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje