LAJMI I FUNDIT:

BBC: Konvoji i civilëve të arratisur goditet në Gaza, vriten gra dhe fëmijë

BBC: Konvoji i civilëve të arratisur goditet në Gaza, vriten gra dhe fëmijë

Të premten në mbrëmje, u shfaqën raportet e para për një sulm ndaj një kolone automjetesh që po shkonte drejt jugut të Gazës.

Automjetet transportonin civilë, të cilët po iknin nga veriu i Gazës pasi forcat e armatosura izraelite (IDF), kishin lëshuar një urdhër evakuimi.


Menjëherë pas kësaj, u shfaqën video që tregonin masakrën në vendngjarje, transmeton Telegrafi.

BBC ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në rrugën Salah-al-Din, e cila është një nga dy rrugët e evakuimit nga veriut i Gazës për në jug.

Palestinezi nga videoja që shokoi botën 23 vite më parë, sërish varros më të dashurit, i biri iu vra në duar e tani vajton vëllezërit
Lexo po ashtu Palestinezi nga videoja që shokoi botën 23 vite më parë, sërish varros më të dashurit, i biri iu vra në duar e tani vajton vëllezërit

Ka pasur trafik të rënduar në rrugë të premten për shkak të një paralajmërimi izraelit për t’u larguar nga zona.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se 70 persona u vranë në vend, e Hamasi ka fajësuar Izraelin për sulmin.

IDF-ja izraelite i tha BBC-së se nuk ishte e përfshirë në incident. Nga BBC pretendojnë se videoja është shumë eksplicite për t’u publikuar, pra tregon një skenë të masakrës totale.

Burrat shihen duke vrapuar, duke bërtitur dhe vajtuar në ajrin e mbushur me tym. Sirenat dhe alarmet e veturave dëgjohen nga të gjitha anët.

Pamje rrëqethëse, militanti i Hamasit filmon vdekjen e vetë – u fut me motoçikletë e raketahedhës në lagjen hebreje
Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse, militanti i Hamasit filmon vdekjen e vetë – u fut me motoçikletë e raketahedhës në lagjen hebreje

Ndërsa kamera lëvizë objektivin në skenë, shkalla e shkatërrimit bëhet e qartë. Trupat e gjymtuar të shpërndarë gjithandej.

Më vonë, trupi i një fëmije të vogël – një djali, i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë – shihet i shtrirë në majë të kamionit, me kokën e tij të përdredhur në mënyrë të sikletshme drejt kamerës.

Gazetarët e BBC numëruan të paktën 12 trupa të vdekur në pamje. Ata pretendojnë se disa prej tyre janë gra dhe fëmijë të vegjël.

Pamjet e tjera tregojnë trupat e viktimave të shtrirë në rrugë dhe automjetet në flakë. Një numër videosh që u krijuan menjëherë pas sulmit janë shfaqur tashmë në rrjetet sociale. /Telegrafi/