Pesë skuadra e duan transferimin e Phillips – lojtari jashtë planeve të Guardiolas
Kalvin Phillips duket se do të largohet nga Manchester City në janar. Mesfushori ka pasur vështirësi për minutazh nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Edhe në mungesë të Rodrit të pezulluar në javët e fundit, trajneri i Cityt i është drejtuar adoleshentit Rico Lewis dhe jo anglezit.
Ish-asi i Leeds ishte një zëvendësues i papërdorur pasi kampionët e Ligës Premier humbën 1-0 nga Arsenali të dielën.
Sipas The Sun Sport, Phillips ka të ngjarë të largohet në huazim në janar.
Shumë skuadra të Ligës Premier kanë treguar interes për reprezentuesin anglez.
Everton, Newcastle, West Ham, Liverpool dhe Bayern Munich, kanë shfaqur interesimin e tyre për lojtarin.
Phillips ka luajtur vetëm 70 minuta nga tetë ndeshjet hapëse të Cityt në Ligën Premier këtë sezon, duke dështuar të startojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251