Sa herë jeni grindur me miqtë, kolegët apo partnerin se cili nga ju do ta paguajë faturën në restorant? Mund jeni në një darkë jashtë me një grup të madh miqsh, me klientë të biznesit apo në takimin e parë…Situatat mund të jenë të ndryshme, por momenti i pagesës së faturës shkakton jo rrallëherë situata të sikletshme
Ekspertët e mirësjelljes thonë se këto situata mund të menaxhohen mirë nëse ju ndiqni disa këshilla praktike që mund t’ju vlejnë për këto 10+ situata të ndryshme.
Me shumë mirësjellje dhe respekt, ju mund t’i qaseni pagesës së faturës dhe bakshishit për kamerierin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Jashtë me miqtë
“Takimi me disa miq për një vakt mund të jetë një situatë ideale për të ndarë faturën,” thotë Lisa Mirza Grotts, një eksperte e mirësjelljes. Nëse nuk keni zyrtarisht ftesë nga një prej miqve tuaj, kjo supozon që fatura të ndahet mes të pranishmëve në tavolinë.
Një vakt ditëlindjeje
Personi që ka ditëlindjen paguan faturën nëse organizon festën ku ka ftuar miq apo familjarë. Në rastin e kundërt, kur keni menduar që të jeni organizatori/ja e festës surprizë për mikun/en tuaj, atëherë bëni një listë me pjesëmarrësit dhe llogarisni shpenzimet.
Darkë me prindërit
Asnjë familje nuk është njësoj, sidomos kur bëhet fjalë për darkat jashtë shtëpisë. Rregullat e mirësjelljes që funksionojnë për familjen tuaj, mund të mos jenë të vlefshme për një familje tjetër. Zakonisht, në një darkë të planifikuar, paguajnë prindërit, por nuk përjashtohet fakti që fëmijët e rritur dhe në marrëdhënie pune të nxjerrin kartën apo paratë nga xhepi për të paguar.
Takimi për një intervistë pune
Nëse jeni duke bërë një intervistë dhe keni bërë ftesën, ju jeni përgjegjës për të paguar faturën. Si një person i interesuar për një punë të re, më e pakta që mund të bëni është të paguarit e një fature bari apo restoranti.
Një vakt me kolegët
Nëse jeni jashtë me kolegët në një drekë miqësore, të gjithë duhet të paguajnë për vaktin e tyre. Kjo vlen kur të gjithë keni porositur gjëra jo të tepruara, por gati në një nivel. Gjërat ndryshojnë nëse një person fillon të porosisë kokteje me çmime të shtrenjta ose një pjatë me fruta deti. Nëse dikush e bën këtë, ai/ajo nuk duhet të presë që kolegët t’i paguajnë faturën.
Një takim bashkimi familjar ose mes miqsh
Në një rast të tillë, mendohet që dikush ka qenë nismëtari për të organizuar një takim pas shumë kohësh. Kur bëhet fjalë për pagesën e faturës, sipas rregullave të mirësjelljes i takon organizatorit që ta paguajë.
Takim me klientë
Qëllimi në këtë rast është që të ndërtohet një marrëdhënie me klientin. Ky është rasti që faturën dhe bakshishin në restorant ta paguani ju. Por, nëse klienti këmbëngul mos u grindni pasi mund ta lini edhe atë të paguajë.
Pijet pas punës
Nëse nuk jeni duke pirë alkool ose keni plane për darkë dhe po qëndroni vetëm për një gllënjkë, ju nuk do të bini në sy nëse paguani faturën tuaj. Por, nëse largoheni ju i/e para nga grupi, atëherë ju takon juve ta merrni faturën dhe ta paguani.
Në takimin e parë
“Kushdo që bën ftesën për takim duhet të paguajë,” thotë Grotts. Pra, nëse një grua ka kërkuar takim me një burrë, ajo duhet të paguajë dhe anasjelltas.
Në takimet e dyta, treta e me radhë
Një takim i dytë është një shans i mirë për palën e ftuar që të dijë si të menaxhojë situatat. Nëse jeni në fillim të marrëdhënies, ju nuk keni shumë ide për financat e partnerit/es, ndaj nëse bëni ftesë për një darkë në një restorant të shtrenjtë bëhuni gati ta mbuloni vetë faturën.
Në një kafene ose restorant të rastit
Këto ditë, shumë njerëz takohen për takime romantike ose me miq në kafene, restorante të rastësishme që kërkojnë nga ju të porosisni dhe të paguani direkt tek kasa. Por, nëse nuk jeni të sigurt si të silleni në një situatë si kjo, shkoni herët në kafene, porosisni pijen tuaj, paguajeni dhe uluni. Secili të paguajë pijet e veta! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!
Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht
Largimi i pleshtave nga kafshët shtëpiake me ndihmën e rozmarinës
Disa fantazi kënaqësie që duhet t'i provosh të paktën një herë të vetme në jetë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit