LAJMI I FUNDIT:

A u përfshi Milan Radoiçiq në sulmet terroriste në veri, Sveçla dhe Hoxha thonë se kanë gjetur dokumente të tij

A u përfshi Milan Radoiçiq në sulmet terroriste në veri, Sveçla dhe Hoxha thonë se kanë gjetur dokumente të tij

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media kanë shpalosur detaje nga sulmet terroriste që ndodhën më 24 shtator në veri ndaj Policisë së Kosovës.

Ministri Sveçla deklaroi se sulmet kanë qenë të organizuara dhe të mbështetura nga Serbia, derisa tha se kanë gjetur dokumente të serbit Milan Radoiçiq, transmeton Telegrafi.

“Organizim terrorist i urdhëruar nga Beogradi, nuk ka të bëjë më organizim të shpejtë. Në materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit, Milan Radojçiq. Ka pasur përfshirje të qindra personave, ka armë ushtarake të vitit 2021 që janë furnizim nga Ushtria e Serbisë. Serbia po shfrytëzon kriminelët”, pohoi ministri.


Ndërkaq, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se kanë dyshime se në mesin e personave të armatosur ka qenë edhe vetë Radoiçiq.

“Është konstatuar se asnjë nga automjetet nuk kishin targa, në një nga automjetet Mercedes G Class me targa BG-1107-YY është gjetur një dokument i aplikimit të armës së Milan Radoiçiq, nënkryetarit të Listës Serbe duke ngritur dyshimin e fuqishëm se në mesin e  personave të armatosur ka qenë edhe vet Radoiçiq”, tha Hoxha.

Nga sulmet terroriste, u vra polici Afrim Bunjaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori