Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka shpalosur të dhëna të reja për operacionin e djeshëm të Policisë së Kosovës, të cilin e cilësoi si operacioni më i suksesshëm që nga paslufta
Hoxha ka shtuar se policia u sulmuan me armë të zjarrit dhe mjete shpërthyerës
“Pas sulmit ku mbeti i vrarë një polic në koordimin me EULEX-in dhe KFOR-in kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme. Në një kohë të shkurtër kemi bërë lokalizimin e personave të dyshuar të cilit ishin të vendosur përreth manastirit të Banjskës, që ishin të armatosur me armë të gjata përfshirë edhe raketahedhës”, ka thënë Hoxha.
Ai ka shtuar se në pamjet e siguruara nga Policia e Kosovës shiheshin edhe automjete të ndryshme që po përdoreshin nga sulmuesit dhe një autoblindë.
“Janë vërejtur dhe persona civil që kanë tentuar të lëshojnë hapësirën e manastirit të Banjskës, por që të cilët nuk u lejuan nga personat e armatosur që gjendeshin në hyrje të manastirit duke ngritur dyshimin se ata mund të përdorën si pengje nga personat e armatosur. Policia në mënyrë të vazhdueshme u ka bërë thirrje të dyshuarve të dorëzohen, por të njëjtit në vazhdimësi kanë shtënë me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm në drejtim të ekipeve të policisë”, tha drejtori i PK-së.
Ai shtoi se Policia pastaj në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in kanë folluar një operacion por duke mos rrezikuar jetën e pelegrinëve që gjendeshin brenda manastirit.
“Njësitet e policisë të gjendura nën breshëri të armëve kanë qenë të detyruar që ti përgjigjen sulmit me armë dhe të shtëna. Me qëllim të evitimit të rrezikut, njësitë e policisë kanë përdorur edhe gaz lotsjellës. Gjatë operacionit ekipet e policisë kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar që ishin të armatosur. Njëri ka qenë i plagosur…”, tha ai.
Hoxha tutje shtoi se ekipet hetimore kanë filluar ekzaminimin e vendit të ngjarjes ku janë gjetur trupat e tre personave të vrarë që janë në proces të identifikimit.
“Personat e tjerë që janë parë nga pamjet e siguruara ku ishin afro 30 sosh, dyshohet se kanë arritur që të largoheshin në këmbë nga hapësirat brenda dhe rreh manastirit duke lënë mbrapa automjetet e tyre që gjatë ekzaminimit janë gjetur 24 automjete, një mjet i blinduar dhe dy motor me katër rrota. Në brendi të automjeteve gjendej sasi e madhe armatimi, raketahedhës, uniforma që dyshohet se i kanë zhveshur personat e dyshuar”, tha Hoxha.
Ai shtoi se edhe brenda manastirit janë gjetur disa armë automatike dhe raketahedhës.
“Është konstatuar se asnjë nga automjetet nuk kishin targa, në një nga automjetet Mercedes G Class me targa BG-1107-YY është gjetur një dokument i aplikimit të armës së Milan Radoiciq, nënkryetarit të Listës Serbe duke ngritur dyshimin e fuqishëm se në mesin e personave të armatosur ka qenë edhe vet Radoiçiq”, tha Hoxha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje