LAJMI I FUNDIT:

‘Trekëndëshi Misterioz’ i Alaskës ku thuhet se u zhdukën shumë njerëz dhe “Këmbëmadhi” endet i lirë

‘Trekëndëshi Misterioz’ i Alaskës ku thuhet se u zhdukën shumë njerëz dhe “Këmbëmadhi” endet i lirë

Meqenëse NASA dhe qeveria amerikane kohët e fundit kanë filluar të tregojnë më shumë interes për UFO-t dhe jetën jo-njerëzore, ka një fushë që duhet ta shikojnë shumë nga afër.

Një trekëndësh i çuditshëm toke në Alaskë ka pasur më shumë pamje paranormale se çdo pjesë tjetër e tokës me përmasa të ngjashme në botë.


Zona me popullsi të rrallë ka qenë një vend i zakonshëm për shikimin e UFO-ve, fantazmave dhe bishave si “Këmbëmadhi”, dhe ka parë mbi 20,000 njerëz të zhdukur që nga viti 1970, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

Sipas një dokumentari të Discovery Channel, një dëshmitar UFO-je, Wes Smith, thotë se ai kishte parë objekte në formë trekëndëshi “shumë të çuditshme” që nuk lëvizte si ndonjë mjet ekzistues luftarak të cilin ai e njeh.

“Është sikur gjithçka që ju kanë mësuar ndonjëherë e keni harruar menjëherë, sepse si është e mundur?”, tha ai për objektin fluturues, i cili kishte një heshtje absolute.

Michael Dillon, i cili jeton rreth 18 kilometra larg nga vendi ku Wes e pa UFO-në, e kapi një pamje të tillë me kamerën e vet, ku shfaqej një dritë përmes qiellit përpara se të shkonte drejtë me një shpejtësi marramendëse.

“Ishte shumë e qartë për mua se ne nuk ishim dëshmitarë të një fenomeni natyror”, deklaroi Michael. “Që diçka të ndryshojë drejtimin me atë shpejtësi një trup njerëzor do të likuidohej”, shtoi tutje ai.

Në krye të pamjeve të UFO-ve, zona ka më shumë raste të pazgjidhura të personave të zhdukur në këtë rajon specifik se kudo në Tokë sipas History Channel.

Që nga viti 1970, ka pasur mbi 20,000 zhdukje në zonën midis Anchorage dhe Juneau në jug deri në Utqiagvik në bregun verior. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Një sfidë e cila vë në pah forcën e muskujve është bërë virale në rrjete sociale

Një sfidë e cila vë në pah forcën e muskujve është bërë virale në rrjete sociale

Interesante
Kopshti zoologjik pikturon qentë për t'u dukur si panda, ngjall zemërim te vizitorët

Kopshti zoologjik pikturon qentë për t'u dukur si panda, ngjall zemërim te vizitorët

Fun
Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Fun
Për të shmangur faturën prej 77 funtesh për ushqimin e ngrënë në restorantin kinez në Britani, gruaja shkul fijet e flokut dhe i vendosë në pjatë

Për të shmangur faturën prej 77 funtesh për ushqimin e ngrënë në restorantin kinez në Britani, gruaja shkul fijet e flokut dhe i vendosë në pjatë

Fun
Kalo në kategori