Kryeministri polak ka thënë se vendi mund të ndalojë importet e më shumë produkteve ushqimore ukrainase, pasi ai paralajmëroi Kievin kundër përshkallëzimit të një mosmarrëveshjeje për importet e grurit.
“Unë paralajmëroj autoritetet ukrainase, sepse nëse ata e përshkallëzojnë këtë konflikt në këtë mënyrë, ne do të ndalojmë importin e më shumë produkteve në territorin e Republikës së Polonisë”, tha Mateusz Morawiecki.
Varshava ka qenë një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit 2022, raporton skynews.
Por, vendet tani janë përfshirë në një konflikt të thelluar mbi eksportet bujqësore pasi Polonia, së bashku me Hungarinë dhe Sllovakinë, zgjatën një ndalim për importet e grurit nga fqinji i tyre i shkatërruar nga lufta.
Ndalimi u njoftua të premten dhe u prezantua për të mbrojtur fermerët nga një rritje e importeve të drithërave dhe ushqimeve nga Ukraina pasi pushtimi bllokoi kryesisht rrugët e saj të preferuara përmes porteve të Detit të Zi.
Ndryshe, Rusia ka përfunduar njëanshëm marrëveshjen për drithërat me ukrainasit, të cilin e ka ndërmjetësuar Turqia dhe Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTi në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e ndërhyrjes së shtetit në tregun e karburanteve
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë