Jerusalem Post publikoi listën vjetore të hebrenjve më me ndikim. Është interesante se në listë është edhe themeluesi i grupit të mercenarëve rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq në një aksident aeroplani në rajonin Tver të Rusisë më 23 gusht të këtij viti.
Babai i Prigozhinit, Viktor i cili vdiq kur ai ishte nëntë vjeç, ishte hebre. Pasi kreu gati një dekadë burg për vjedhje, Yevgeny Prigozhin, me ndihmën e njerkut hebre, ai e ktheu një stendë hot-dog në një perandori restoranti luksoz dhe u bë i njohur si “kuzhinieri i Putinit”.
Prigozhin më pas krijoi dhe drejtoi “fermën e propagandës” të Agjencisë së Kërkimeve të Internetit për të ndërhyrë shumë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2016. Media izraelite thekson se Prigozhin fitoi vëmendjen globale vetëm këtë vit kur filloi një rebelim jetëshkurtër, por të mbështetur mirë kundër regjimit të Vladimir Putinit.
Pasi kritikoi publikisht veprimet e anëtarëve të elitës ushtarake ruse dhe i akuzoi ata për sulmin ndaj grupit në Bakhmut, ai urdhëroi një marshim drejt Moskës. Ishte rebelimi më i gjerë në të gjithë sundimin 23-vjeçar të Putinit, i cili përfundoi me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk u përfshi në listën e hebrenjve më me ndikim këtë vit. Vitin e kaluar, ai u rendit i pari në listën e 50 hebrenjve më me ndikim.
“Nuk ka shumë liderë politikë që janë ngritur në statusin e një ikone, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bë një prej tyre”, shpjegoi Jerusalem Post në kohën e përfshirjes së tij në listë.
Lista e këtij viti përfshin gjithashtu edhe Benjamin Netanyahu (kryeministër i Izraelit), Anthony Blinken (Sekretar i Shtetit i SHBA), Isaac Herzog (President izraelit), David Barnea (drejtor i Mossad), Mark Zuckerberg (themelues i Facebook), George dhe Alex Soros, Roman Abramovich. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje